By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes
Lajme

“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes

Momenti
Published: August 6, 2026

Revista prestigjioze amerikane “Harper’s Bazaar” i ka kushtuar një artikull të veçantë Dua Lipës dhe Sunny Hill Festival, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së lexuesve ndërkombëtarë

Në artikullin e publikuar më 4 gusht, revista shkruan se Dua Lipa solli industrinë botërore të muzikës në Prishtinë për festivalin disaditor, ndërsa e cilëson këngëtaren shqiptare si “mbretëresha e Sunny Hill Festival”.

Your browser does not support the video tag.

“Harper’s Bazaar” ndalet veçanërisht te paraqitjet e saj gjatë festivalit, duke vlerësuar stilin dhe zgjedhjet e veshjeve. Sipas revistës, në natën e parë Dua Lipa u shfaq me një minifustan metalik të markës Rabanne, të punuar me rrjetë metalike dhe të zbukuruar me elemente lulesh tredimensionale, të cilin e kombinoi me çizme të zeza prej lëkure.

Në ditën pasuese, ajo zgjodhi një stil më bohem, duke veshur një kostum të bardhë prej dantelle të markës Chloé, me supe të zbuluara dhe një rrip të zi, ndërsa në mbrëmje i shtoi një xhaketë të kuqe dhe festoi së bashku me familjen.

Revista i kushton vëmendje edhe lidhjes së ngushtë të Dua Lipës me Kosovën, duke kujtuar se Sunny Hill Festival u themelua në vitin 2018 nga këngëtarja dhe prindërit e saj.

Në artikull përmendet se prindërit e Dua Lipës emigruan nga Kosova në Londër gjatë viteve ’90 dhe u rikthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjithashtu theksohet se këngëtarja, edhe pse ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në Prishtinë dhe tashmë mban edhe shtetësinë e Kosovës.

Në fund, “Harper’s Bazaar” sjell edhe mesazhin emocionues që Dua Lipa ndau pas festivalit:

“Ta ndaja këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formësoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë se çfarë do të thotë kjo.” /Albinfo

The post “Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek
Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
U fsheh për më shumë se 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet i dyshuari për të shtënat në Universitetin e Virxhinias
Nesër dhe të premten deri në 34 gradë, çfarë moti na pret javën e ardhshme

LEXO GJITHASHTU

Derrat e egër zbresin në arat e Pollogut, banorët vjelin nën frikë, kërkojnë masa për shkak të rrezikut
Derrat e egër zbresin në arat e Pollogut, banorët vjelin nën frikë, kërkojnë masa për shkak të rrezikut
TOP Momenti
Aktgjykimi i plotë ndaj Endrit Shalës: Gjykata thotë se mori pjesë me dashje në vendimmarrjen që favorizoi biznesin e baxhanakut
TOP Momenti
Ushtronin jashtëligjshëm veprimtari mjekësore dhe farmaceutike, arrestohen dy të huaj në Prishtinë
Ushtronin jashtëligjshëm veprimtari mjekësore dhe farmaceutike, arrestohen dy të huaj në Prishtinë
TOP Momenti
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë
TOP Momenti
Ishte në arrati për tetë ditë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për disa vepra penale
Ishte në arrati për tetë ditë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për disa vepra penale
TOP Momenti

You Might Also Like

Një muaj nga verdikti, Hamza pret lirimin e krerëvë të UÇK: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet kapitulli i dhimbshëm i lirisë
Lajme

Një muaj nga verdikti, Hamza pret lirimin e krerëvë të UÇK: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet kapitulli i dhimbshëm i lirisë

August 16, 2026
Një muaj para Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Hamza: Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim
Lajme

Një muaj para Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Hamza: Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim

August 16, 2026
Bajrami: Nëse ka drejtësi, çlirimtarët shpallen të pafajshëm
Lajme

Bajrami: Nëse ka drejtësi, çlirimtarët shpallen të pafajshëm

August 16, 2026
NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus në Rumani, incidenti i katërt brenda këtij viti
Lajme

NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus në Rumani, incidenti i katërt brenda këtij viti

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?