By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin
Lajme

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Momenti
Published: May 24, 2026

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të formalizohet zgjedhja e Ardian Gjinit në krye të partisë, kryetari aktual Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim para delegatëve, duke komentuar edhe rrugëtimin e tij politik dhe duke konfirmuar vazhdimësinë e angazhimit të tij për Kosovën dhe Aleancën, raporton EO.

Haradinaj e ka hapur fjalimin duke kujtuar historinë e tij personale dhe angazhimin në luftën çlirimtare.

Your browser does not support the video tag.

“Që nga mosha e re si fëmijë e deri në 31 vjeç, shërbimin ndaj atdheut e kam bërë si shërbim për çlirim. Kam pasur nderin të jem ushtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Faleminderit, po jetë UÇK, faleminderit bashkëluftëtarë, faleminderit për sakrificën që e kemi bërë për liri,” tha ai.

Duke folur për periudhën pas luftës dhe rolin e tij në politikë, Haradinaj përmendi edhe drejtimin e Aleancës dhe funksionet shtetërore që ka mbajtur.

“Prej vitit 2000, nga mosha ime 32 vjeç, kam shërbyer Kosovën dhe kombin si kryetar i Aleancës. Kam pasur nderin të zgjedhem deputet në çdo legjislaturë dhe të zgjedhem kryeministër dy herë, me mbështetjen tuaj. Faleminderit Aleancë për rrugëtimin bashkë,” u shpreh ai.

Haradinaj theksoi se nuk do të tërhiqet nga angazhimi politik, por se do të vazhdojë të kontribuojë në forma të tjera.

“Nga sot do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës dhe kombit si njëri nga ju. Shërbimi për Kosovën nuk përfundon kurrë. Përjetë Aleancë, përjetë UÇK, përjetë shqiptarët ndër breza,” deklaroi ai.

Ai i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë pasardhësit të tij në krye të partisë.

“Sot kryetar Ardian, unë dhe Aleanca besojmë tek ti. Besojmë që të jesh prijësi ynë, prijësi i Kosovës, prijësi i listës tonë më të mirë. Ashtu siç e kam besuar veten në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit dhe Aleancës. Për jetë ty Ardian, për jetë Aleancës,” tha Haradinaj.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve dhe diasporës për mbështetje në proceset politike.

“Qytetarë të Kosovës, vëllezër e motra në diasporë, ju jeni gjaku ynë dhe kurrë nuk ndaheni prej nesh. Shërbeni Kosovës, shërbeni me votë për dy të tretat për listën e Aleancës. Unë i shërbeva Kosovës me mos kandidimin tim, por ju ftoj ju të vazhdoni këtë rrugë,” u shpreh Haradinaj.

The post Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën
Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Fluturimi Tiranë – Bolonja: Vdes pasagjeri shqiptar gjatë aterimit të aeroplanit

LEXO GJITHASHTU

Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
TOP Momenti
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
TOP Momenti
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
TOP Momenti
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?
Lajme

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?

August 17, 2026
Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve
Lajme

Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve

August 17, 2026
Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
Lajme

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

August 17, 2026
Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë
Lajme

Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?