By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore
TOP Momenti

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

Momenti
Published: May 24, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë, ku para qindra qytetarëve ka shpalosur vizionin e PDK-së për ta nxjerrë Kosovën nga kriza ekonomike, politike dhe sociale.

Hamza tha se qytetarët e Kosovës po përballen çdo ditë me rritje të çmimeve, paga të pamjaftueshme, pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive, si pasojë e keqqeverisjes së gjashtë viteve të fundit.

“Kosova është në krizë politike, ekonomike, shoqërore. Për gjashtë vite kemi dëgjuar arsyetime, premtime dhe viktimizim. Por qytetarët sot jetojnë më keq se para gjashtë viteve”, deklaroi Hamza para qytetarëve prizrenas.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se zgjedhjet e 7 qershorit janë një vendim mes stagnimit dhe ndryshimit, mes politikës së konflikteve dhe politikës së rezultateve konkrete për qytetarët.

Sipas Hamzës, Kosova ka nevojë për një qeveri që fokusohet në zhvillim ekonomik, rritje të pagave e pensioneve, investime të reja dhe përmirësim të shërbimeve publike.

Your browser does not support the video tag.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër kritikoi mungesën e projekteve zhvillimore dhe raportet e tensionuara me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership i përgjegjshëm.

Hamza tha se fokusi i tij si Kryeministër do të jetë krijimi i vendeve të punës, rritja e pagave, zhvillimi ekonomik, mbështetja e bizneseve vendore, investimet strategjike dhe kthimi i besimit të qytetarëve në shtet.

Në fund të tubimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin ndryshimin dhe vizionin e PDK-së për zhvillim dhe mirëqenie.

“Ka vetëm një zgjedhje për ta ndalur krizën. Ka vetëm një zgjedhje për ta ndryshuar Kosovën. Më 7 qershor: stop krizës” përfundoi Hamza.

 

source

You Might Also Like

Ferati: Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime
Shtetasi i Maqedonisë privohet nga liria në Serbi, shkaktoi aksident duke e goditur një shofer ambulance
Simiqi e paraqet zbatimin e ligjit si “dëbim të serbëve”, ndonëse aksioni në Ujman u parapri nga kërkesa për dëshmi pronësie
Kuçi: Simiqi me retorikë nxitëse po e paraqet zbatimin e ligjit në veri si “spastrim etnik”
Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Lëshonin leje qëndrimi për të huaj në këmbim të parave, Prokuroria jep detaje për zyrtarët e arrestuar të MPB-së
TOP Momenti

Lëshonin leje qëndrimi për të huaj në këmbim të parave, Prokuroria jep detaje për zyrtarët e arrestuar të MPB-së

July 22, 2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
TOP Momenti

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

July 22, 2026
Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek gjatë vizitës në Beograd
TOP Momenti

Dikur kërkonte rishikimi të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek gjatë vizitës në Beograd

July 22, 2026
Spasovski: Si në tragjedinë e Koçanit ashtu edhe në rastin e Gostivarit, reagimi institucional është i vonuar
TOP Momenti

Spasovski: Si në tragjedinë e Koçanit ashtu edhe në rastin e Gostivarit, reagimi institucional është i vonuar

July 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?