By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hajra i LDK-së për 100-shen e Kurtit: Sadaka e vitra jep BIK-u, Qeveria e ka ngatërruar rolin 
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hajra i LDK-së për 100-shen e Kurtit: Sadaka e vitra jep BIK-u, Qeveria e ka ngatërruar rolin 
Lajme

Hajra i LDK-së për 100-shen e Kurtit: Sadaka e vitra jep BIK-u, Qeveria e ka ngatërruar rolin 

Momenti
Published: May 23, 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Hajra, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për vendimin e fundit për ndarjen e mjeteve financiare për kategori të ndryshme sociale, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Hajra tha se Qeveria po e ngatërron rolin e saj institucional, duke e krahasuar qasjen e ekzekutivit me funksione që, sipas tij, nuk i takojnë,

Ai theksoi se dinjiteti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të ndërtohen përmes ndihmave të njëhershme prej 100 eurosh, duke e cilësuar këtë qasje si të pamjaftueshme dhe jo strukturore për problemet ekonomike të vendit.

Your browser does not support the video tag.

“Kam përshtypjen që Qeveria e ka ngatërruar rolin e vet me rolin e Bashkësisë Islame. Mendoj që funksioni që po e kryen Kurti sot, do t’i shkonte më mirë myftiu Tërnava. Meqë është BIK-u që merret me sadaka dhe vitra. Kurse Qeveria do të duhej të krijonte mirëqenie dhe dinjitet për qytetarët. E dinjiteti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk krijohen assesi me nga 100 euro”, ka thënë Hajra.

Deklaratat e tij vijnë në ditën kur Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar “Pakos për përballje me inflacionin 2.0”, e cila parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat me paga nën 1.000 euro.

Ekzekutivi ka argumentuar se masat janë të domosdoshme për të lehtësuar barrën e inflacionit dhe për të mbështetur familjet në prag të zgjedhjeve, ndërsa nga opozita dhe shoqëria civile ato janë cilësuar si masa me prapavijë elektorale.

source

You Might Also Like

Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo?
Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë
Arrestohet një person në Gjakovë pasi insistoi t’i korruptonte policët me 50 euro
Dronët iranianë shënjestrojnë zyrtarët e Kurdistanit në Irak

LEXO GJITHASHTU

GLPS ankohet në AIP për heshtjen e Qeverisë në detyrë lidhur me dorëheqjet e ministrave
GLPS ankohet në AIP për heshtjen e Qeverisë në detyrë lidhur me dorëheqjet e ministrave
TOP Momenti
Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë me 50 euro
Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë me 50 euro
TOP Momenti
Raportohet i zhdukur një person në veri
Raportohet i zhdukur një person në veri
TOP Momenti
VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si një “politbyro” famëkeqe
VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si një “politbyro” famëkeqe
TOP Momenti
Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuoj për një president të pranueshëm për të gjithë
Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuoj për një president të pranueshëm për të gjithë
TOP Momenti

You Might Also Like

Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh
Lajme

Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh

August 17, 2026
Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët
Lajme

Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët

August 17, 2026
Shell V-Power me formulë të re pastron motorin e makinës suaj deri në 100%
Lajme

Shell V-Power me formulë të re pastron motorin e makinës suaj deri në 100%

August 17, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?