By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Greva e punëtorëve teknikë të 13 shkollave fillore në Prishtinë, Azemi: I kthehemi punës kur të dalin pagat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Greva e punëtorëve teknikë të 13 shkollave fillore në Prishtinë, Azemi: I kthehemi punës kur të dalin pagat
Lajme

Greva e punëtorëve teknikë të 13 shkollave fillore në Prishtinë, Azemi: I kthehemi punës kur të dalin pagat

Momenti
Published: July 30, 2026

Punëtorët teknikë të 13 shkollave fillore në Prishtinë kanë nisur grevën të mërkurën si reagim ndaj mosekzekutimit të pagave për muajin qershor, raporton Ekonomia Online

Sipas përfaqësuesve sindikalë, vonesat në pagesa kanë detyruar punëtorët të ndërmarrin këtë veprim, ndërsa paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet edhe në shkollat e mesme nëse problemet nuk zgjidhen.

Your browser does not support the video tag.

Sindikata kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të pagave, respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, tha se për këtë vendim është njoftuar edhe Komuna e Prishtinës.

“Po realisht mungesa e pagës për shkollat fillore, mungesa e pagës për muajin qershor, është një vendim i punëtorëve të cilët në mungesë të kësaj page kanë qenë të obliguar që të hyjnë në grevë, edhe pse pjesa dërrmuese e punëtorëve janë në pushim. Por, megjithatë është marrë vendimi që ata të cilët janë në procesin e punës, ata normal që do të shkojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të kryejnë asnjë shërbim. Është njoftuar Komuna e Prishtinës, pronari i kompanisë, Drejtoria e Arsimit dhe të gjithë këta. Në një marrëveshje që kemi pasur me nënkryetarin e komunës dhe akterët, bashkëpunëtorët e nënkryetarit, është garantuar që nuk do të kemi telashe sepse ka pasur një shkëputje për pagat e punëtorëve për qershor”, u shpreh ai.

Azemi deklaroi se zyrtarët e Komunës së Prishtinës i kanë premtuar se pagat e punëtorëve do të ekzekutohen më së largu deri të hënën.

“Ata nuk i kanë qëndruar prapa vendimit që kemi marrë dhe është kjo. Përndryshe, unë dje kam kontaktuar me persona zyrtarë të Komunës së Prishtinës, më kanë premtuar se pagat e punëtorëve do të përcillen tek pronari i kompanisë për sot, eventualisht më së largu deri të hënën. Dhe ne normal që do t’i kthehemi rrjedhës së punës vetëm në atë moment kur na dalin pagat në llogaritë tona”, tha ai.

Mirëpo, sipas Azemit, problemi nuk do të përfundojë me shkollat fillore, pasiqë mund të vazhdojë edhe me shkollat e mesme.

“Përndryshe, i njëjti problem tani do të na del edhe me punëtorët e shkollave të mesme, sepse këta punëtorë që nga 1 korriku deri më 21 korrik, në njëfarë forme nuk po e merr përgjegjësinë askush sepse s’ka pasur kompani kontraktuese që të bëhet pagesa e tyre. Dhe po i njëjti problem po na sillet dhe po del që do të kemi edhe me punëtorët e shkollave të mesme”, tha ai.

Azemi paralajmëroi se nëse pagat nuk ekzektuohen, punëtorët teknikë nuk do të punojnë këtë fillimvit shkollor fare, ndërsa kërkoi që paga minimale e këtyre punëtorëve duhet të jetë 600 euro.

“Ne sot i kemi dërguar Komunës së Prishtinës një tërheqje vërejtjeje për punëtorët e shkollave të mesme dhe nuk e dëshiroj të them këtë, por nëse vazhdon kështu, sigurisht se fillimi i mësimit do të jetë shumë i keq, nuk do të punojmë ne fare. Dhe kërkesa ka qenë edhe më e hershme, por kërkesë edhe tash imediate, që ne nuk mund të punojmë me pagë 500 euro, sepse paga 500 euro është pagë minimale e cila merret vetëm në kushte të jashtëzakonshme. Dhe ne kërkojmë që paga e këtyre punëtorëve minimumi duhet të jetë 600 euro”, shtoi ai për Ekonomia Online.

Azemi theksoi se një pjesë e këtyre punëtorëve nuk kanë pasur të drejtën e pushimit vjetor, sipas ligjit.

“Po është shumë normale që, më së pari në radhë të parë nuk është zbatuar Ligji i Punës dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë në raport punëdhënës-punëmarrës. Por tani janë dy kompani kontraktuale që kanë marrë shërbimet, njëra për shërbimet në shkollat e mesme dhe këto fillore. Ne i njohim këto kompani dhe shpresojmë që nuk do të kemi telashe me zbatimin e ligjit. Përndryshe në të kaluarën, një pjesë bukur të madhe këta punëtorë nuk e kanë gëzuar të drejtën e pushimit vjetor ashtu qysh e thotë ligji”, tha ai.

Azemi deklaroi se numri i punëtorëve të përfshirë në grevë është rreth 150, në rreth 13 shkolla.

“Janë të prekura diku rreth 13 shkolla, po flasim për shkollat fillore, të cilat janë diku rreth 150 punëtorë”, përfundoi ai./EO/

The post Greva e punëtorëve teknikë të 13 shkollave fillore në Prishtinë, Azemi: I kthehemi punës kur të dalin pagat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare

LEXO GJITHASHTU

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
TOP Momenti
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
TOP Momenti
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
TOP Momenti

You Might Also Like

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje

August 22, 2026
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme

Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur

August 22, 2026
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme

Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

August 22, 2026
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?