By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës
TOP Momenti

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

Momenti
Published: June 23, 2026

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar se prania e strukturave paralele dhe e grupeve kriminale në veri të Kosovës, të mbështetura nga Serbia, dëshmon se Beogradi nuk po bën përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Gola tha se Serbia vazhdon të mbrojë individë me përgjegjësi kriminale, përfshirë kriminelë lufte dhe persona që paraqesin kërcënim për sigurinë, duke vepruar kështu në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është themeluar Këshilli i Evropës.

“Nëse qëllimi ynë është të ndihmojmë në demokratizimin e Serbisë, atëherë nuk duhet t’i fshehim këto probleme me një gjuhë të zbutur diplomatike. Nuk ka rëndësi sa e rehatshme është e vërteta, por si përballemi me të vërtetën e pakëndshme”, tha Gola.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se, pavarësisht kohës, Serbia herët a vonë do të duhet të përballet me këtë realitet.

“Dëshiroj t’i përgëzoj raportuesit për këtë raport. Besoj se ai përmban shumë rekomandime të rëndësishme, adresimi i të cilave do ta ndihmonte Serbinë të demokratizohej. Përtej vëmendjes së pamjaftueshme që raporti u kushton shkeljeve afatgjata të të drejtave të pakicave, veçanërisht komunitetit shqiptar në Serbi, dëshiroj të ndalem te sulmi famëkeq në Banjskë”, tha ai.
Sipas tij, gjuha e përdorur në raport nuk e pasqyron në mënyrë adekuate natyrën e këtij sulmi, duke e përshkruar atë thjesht si një përplasje ndërmjet policisë dhe personave të armatosur serbë”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

“Në Rezolutën e tij për Banjskën, Parlamenti Evropian e përshkroi sulmin si vijon: “Një grup paramilitarësh serbë, të armatosur rëndë, kreu një sulm terrorist në veri të Kosovës.” Po ashtu, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e dënoi atë si një “sulm terrorist të tmerrshëm dhe frikacak kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës”. Për më tepër, operacioni u udhëhoq nga Milan Radoiçiq, i njohur gjerësisht si një bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Vuçiq, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin që i mori jetën rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke lënë pas tre fëmijë të vegjël pa babanë e tyre”, tha Gola.

Sipas tij, ky sulm, zbulon disa të vërteta të pakëndshme për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi.

“Së pari, Serbia ende nuk e ka dëshmuar gatishmërinë e saj për të ndërtuar marrëdhënie normale, veçanërisht me Kosovën. SË DYTI, në vend që të sigurojë llogaridhënie, ajo vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit, siç dëshmohet nga fakti se Radoiçiq vazhdon të jetojë i lirë dhe nën mbrojtje në Serbi. Në këtë mënyrë, Serbia është shndërruar në shkelëse të vetë vlerave që Këshilli i Evropës është themeluar për t’i mbrojtur dhe promovuar. Prandaj, nëse synimi ynë është ta ndihmojmë Serbinë të demokratizohet, nuk duhet t’i zbusim apo t’i fshehim faktet e pakëndshme përmes një gjuhe neutralizuese. Prova e vërtetë e një shteti nuk është mënyra se si i përqafon të vërtetat e rehatshme, por mënyra se si përballet me të vërtetat e pakëndshme.Dhe Banjska është një e vërtetë e tillë me të cilën Serbia, herët a vonë, do të duhet të përballet”, tha Gola./RTK/

source

You Might Also Like

Deri në 4 orë pritje për hyrje në Maqedoni në VK “Bogorodicë”
Tjetër termet godet Venezuelën
Rrustemi akuzon PDK-në për presion ndaj LDK-së: Po pengohet bashkëpunimi me Vetëvendosjen
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Messi hyn nga banka dhe gjen golin, Argjentina e mbyll me maksimum grupin

You Might Also Like

Kanosi ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale, shoqërohet në polici i dyshuari nga Obiliqi
TOP Momenti

Kanosi ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale, shoqërohet në polici i dyshuari nga Obiliqi

June 28, 2026
Maqedoni, numri i shërbimeve elektronike është rritur nga 120 mijë në 352 mijë
TOP Momenti

Maqedoni, numri i shërbimeve elektronike është rritur nga 120 mijë në 352 mijë

June 28, 2026
Gucati kritikon Specialen: S’mund të flitet për vizita humanitare kur të akuzuarit s’lejohen të marrin pjesë në varrimet e familjarëve
TOP Momenti

Gucati kritikon Specialen: S’mund të flitet për vizita humanitare kur të akuzuarit s’lejohen të marrin pjesë në varrimet e familjarëve

June 28, 2026
Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt
TOP Momenti

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?