By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: GLPS kërkoi listën e anëtarëve që dhanë dorëheqje, Qeveria s’i përgjigjet: Shkelin detyrimet ligjore dhe parimin e transparencës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
GLPS kërkoi listën e anëtarëve që dhanë dorëheqje, Qeveria s’i përgjigjet: Shkelin detyrimet ligjore dhe parimin e transparencës
Lajme

GLPS kërkoi listën e anëtarëve që dhanë dorëheqje, Qeveria s’i përgjigjet: Shkelin detyrimet ligjore dhe parimin e transparencës

Momenti
Published: August 17, 2026

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh shqetësimin lidhur me shpërfilljen e obligimeve ligjore dhe mungesën e transparencës të Qeverisë lidhur me kërkesën për qasje në dokumente publike publike të GLPS drejtuar Zyrës së Kryeministrit (ZKM) me kërkesë për qasje në informacione dhe dokumente publike lidhur me dorëheqjet e anëtarëve të qeverisë në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më 6 gusht 2026, GLPS ka parashtuar këtë kërkese duke kërkuar listën e anëtarëve të qeverisë që kanë dhënë dorëheqje, datën e dorëheqjes dhe vendimet përkatëse të pranimit të dorëheqjeve.

Your browser does not support the video tag.

“Kërkesa është parashtruar duke u bazuar në paragrafin 1 të nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, sipas të cilit, në rast se një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i ministrit para ditës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Po ashtu, neni 72 i Kushtetutës ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe ministrit. Kjo çështje është trajtuar edhe nga Gjykata Supreme në vendimin P.A.nr.09/2025, të datës 25 qershor 2025, ku është konstatuar se ushtrimi i njëkohshëm i këtyre dy funksioneve është në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë.

Sipas GLPS-së, përkundër obligimit ligjor dhe rëndësisë së kësaj çështjeje, ZKM nuk i është përgjigjur kërkesës së GLPS-së brenda afatit prej 7 ditësh, të përcaktuar me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Mungesa e përgjigjes nga ZKM nuk është vetëm shkelje e afatit ligjor për qasje në dokumente publike, por cenon edhe parimin e transparencës institucionale. Për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, institucionet publike duhet të jenë transparente edhe pa u detyruar nga kërkesat për qasje, e aq më tepër të mos refuzojnë apo heshtin kur një informacion i tillë kërkohet në mënyrë formale.

“Prandaj, duke qenë se ZKM nuk ka dhënë përgjigje brenda afatit ligjor, GLPS ka parashtruar sot, me 17 gusht 2026, ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), duke kërkuar që ZKM të obligohet të ofrojë informacionin dhe dokumentet e kërkuara. Moszbatimi i detyrimeve të përcaktuara me ligj dhe heshtja institucionale ndaj kërkesave të ligjshme të publikut nuk mund të normalizohen si praktikë dhe institucionet janë të detyruara të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Një qasje e tillë përbën mungesë serioze të përgjegjësisë dhe transparencës institucionale ndaj shoqërisë civile dhe publikut në përgjithësi. GLPS i bën thirrje Qeverisë që, pa vonesa të mëtejshme, ta informojë opinionin publik lidhur me këtë çështje dhe të bëjë publike informacionet dhe dokumentet përkatëse, siç e kërkon detyrimi i saj ligjor për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet më tutje në komunikatë.

The post GLPS kërkoi listën e anëtarëve që dhanë dorëheqje, Qeveria s’i përgjigjet: Shkelin detyrimet ligjore dhe parimin e transparencës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Konstituimi” i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Votimi i Qeverisë, PDK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Reuters raporton për rizgjedhjen e Kurtit kryeministër
Kujtim Shala ia prish gëzimin Kurtit dhe aleatëve të tij: Qeveria është jokushtetuese
Alarm pranë kufirit me Poloninë, droni rus godet trenin pas atij ku udhëtonte ish-kryeministri britanik Boris Johnson, evakuohen 206 persona

LEXO GJITHASHTU

Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
TOP Momenti
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
TOP Momenti
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
TOP Momenti
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Lajme
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike
Lajme

Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike

September 13, 2026
Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit
Lajme

Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit

September 13, 2026
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë
Lajme

Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë

September 13, 2026
Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Lajme

Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?