By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe, vërteton vendimin e PZAP-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe, vërteton vendimin e PZAP-së
TOP Momenti

Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe, vërteton vendimin e PZAP-së

Momenti
Published: May 22, 2026

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik “Lista Serbe”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e lënë në fuqi vendimin e këtij institucioni.

Sipas njoftimit, në seancën e mbajtur më 22 maj 2026, Gjykata Supreme ka vendosur që ankesa e “Listës Serbe” të refuzohet si e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së të vërtetohet.

Your browser does not support the video tag.

PZAP, me vendimin ZP.Anr.5/2026 të datës 18 maj 2026, kishte refuzuar gjithashtu si të pabazuar ankesën e “Listës Serbe” të paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kishte të bënte me certifikimin e 10 kandidatëve të subjektit politik “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Në ankesën e ushtruar në Gjykatën Supreme, “Lista Serbe” kishte pretenduar shkelje të Kushtetutës së Kosovës, shkelje të dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, duke kërkuar anulimin e vendimit të PZAP-së dhe të vendimit të KQZ-së dhe detyrimin e KQZ-së për nxjerrjen e një vendimi të ri.

Megjithatë, pas shqyrtimit të pretendimeve, përgjigjes në ankesë dhe shkresave të lëndës, Gjykata Supreme ka vlerësuar se ankesa është e pabazuar.

Sipas arsyetimit, Gjykata Supreme ka konstatuar se ankuesi nuk ka ofruar prova “konkrete, të besueshme dhe bindëse” për të mbështetur pretendimet se kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja nuk i përkasin komunitetit serb.

Gjykata Supreme ka theksuar se publikimet në portale elektronike apo artikuj medialë nuk përbëjnë prova juridikisht relevante për të vërtetuar përkatësinë etnike të kandidatëve, duke nënvizuar se barra e të provuarit bie mbi ankuesin dhe se pretendimet për shkelje kushtetuese apo ligjore nuk mund të mbështeten vetëm në supozime.

Po ashtu, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së është në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, duke respektuar parimet e barazisë, të drejtave zgjedhore dhe mbrojtjes së komuniteteve. /Telegrafi/

You Might Also Like

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë

LEXO GJITHASHTU

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Lajme
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin

August 7, 2026
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti

Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës

August 7, 2026
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
TOP Momenti

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona

August 7, 2026
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
TOP Momenti

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?