By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
TOP Momenti

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Momenti
Published: June 15, 2026

Gjykata Supreme njofton se ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit dhe pezullon procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës

“Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas kërkesës për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit dhe padisë së parashtruar nga paditësja V.Z. nga Vitia, kundër të paditurës Policia e Kosovës, pas seancës së kolegjit të mbajtur më 15 qershor 2026, ka aprovuar si të themeltë kërkesën për caktimin e masës së posaçme të sigurimit”, thuhet në komunikatën e Gjykatë Supreme.

Your browser does not support the video tag.

Supremja njofton se me aktvendimin PA.nr.16/2026, ndalohet ekzekutimi i zbatimit të nenit 7 paragrafët 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policor, të nxjerrë nga Policia e Kosovës. Po ashtu, Gjykata Supreme njofton se pezullohet procedura e gradimit sipas Konkursit për Gradim të datës 28 maj 2026, e shpallur mbi bazën e dispozitave të kontestuara, deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Supreme lidhur me këtë çështje juridike administrative.

“Paditësja V.Z., nga Vitia, më 10 qershor 2026, ka paraqitur në Gjykatën Supreme padi për shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ, përkatësisht të nenit 7 paragrafët 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policor, duke kërkuar njëkohësisht caktimin e masës së posaçme/të përkohshme të sigurimit. Paditësja ka pretenduar se dispozitat e kontestuara cenojnë parimin e meritokracisë dhe trajtimit të barabartë në procesin e gradimit, pasi mundësojnë që zyrtarët policorë me së paku dhjetë (10) vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës, të cilët nuk kanë përfituar gradim gjatë kësaj periudhe, t’i nënshtrohen një procedure të veçantë gradimi dhe të aplikojnë për fitimin e dy gradave më të larta njëherazi, pa iu nënshtruar kufizimeve që lidhen me kohëzgjatjen minimale të qëndrimit në gradën paraprake. Sipas saj, një rregullim i tillë krijon avantazh për një kategori të caktuar zyrtarësh policorë në raport me ata që kanë kaluar nëpër procedurat e rregullta të gradimit dhe kanë ushtruar detyrat, përgjegjësitë dhe përvojën profesionale të lidhura me gradat përkatëse. Po ashtu, paditësja ka pretenduar se dispozitat e kontestuara mund të cenojnë strukturën hierarkike dhe zinxhirin komandues brenda Policisë së Kosovës, pasi u mundësojnë zyrtarëve policorë që nuk kanë ushtruar funksione mbikëqyrëse dhe udhëheqëse në gradën e Rreshterit të konkurrojnë drejtpërdrejt për gradën toger, në të njëjtën procedurë me zyrtarët që kanë kaluar proceset paraprake të gradimit dhe kanë fituar përvojën përkatëse në pozita mbikëqyrëse. Sipas pretendimeve të paditëses, kjo mund të ndikojë në funksionimin e sistemit të gradimit, disiplinës organizative dhe menaxhimit të personelit policor”, thuhet në komunikatën e Gjykatë Supreme.

Pas shqyrtimit të kërkesës, pretendimeve të palës paditëse, provave të paraqitura dhe dispozitave ligjore të zbatueshme, Gjykata Supreme vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore të parapara me nenin 100 të Ligjit nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative për caktimin e masës së posaçme të sigurimit.

Gjykata konstatoi se paditësja ka ngritur pretendime serioze lidhur me ligjshmërinë e dispozitave të kontestuara, duke përfshirë pretendimet për tejkalim të autorizimit ligjor, cenim të parimit të meritokracisë, ndikim në hierarkinë dhe zinxhirin komandues, si dhe mungesë proporcionaliteti dhe arsyetimi.

Në vlerësimin paraprak të kërkesës, Gjykata arriti në përfundimin se ekziston rreziku real i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pakthyeshëm në rast të vazhdimit të zbatimit të dispozitave të kontestuara dhe procedurave të gradimit të bazuara në to. Gjykata vlerësoi gjithashtu se pezullimi i përkohshëm i zbatimit të këtyre dispozitave nuk cenon rëndë interesin publik, ndërsa është në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

Duke pasur parasysh se procedura e gradimit është iniciuar mbi bazën e dispozitave që janë objekt i shqyrtimit gjyqësor dhe se përfundimi i saj para vendosjes meritore do të mund të krijonte pasoja të pakthyeshme, Gjykata konsideroi se ruajtja e gjendjes ekzistuese përmes masës së posaçme të sigurimit është e nevojshme deri në vendimin përfundimtar.

“Gjykata Supreme thekson se vendimi për caktimin e masës së posaçme të sigurimit është marrë në kuadër të shqyrtimit paraprak të çështjes dhe nuk paragjykon vendimmarrjen përfundimtare lidhur me themelësinë e padisë për shfuqizimin e pjesshëm të dispozitave të kontestuara të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026. Vendimi përfundimtar lidhur me ligjshmërinë e dispozitave të kontestuara do të merret pas shqyrtimit të plotë të çështjes në procedurën gjyqësore përkatëse”, thuhet në komunikatën e Gjykatë Supreme.

You Might Also Like

Për një javë arrestohen 13 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë, pesë nga ta lirohen
Haxhiu pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë: Gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre
Zjarrfikësit e Shkupit shpëtuan një viç nga zjarri në malin e Kitkës
Aleanca e demanton Rizvanollin: Qeveria Haradinaj u votua pesë muaj pas dokumentit që prezantuat
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, tre të akuzuarit shpallen të pafajshëm

LEXO GJITHASHTU

Pal Lekaj thotë se do ta padis Rizvanollin për shpifje: E vërteta s’mbulohet me propagandë, regjimit të Kurtit po i vjen fundi
Pal Lekaj thotë se do ta padis Rizvanollin për shpifje: E vërteta s’mbulohet me propagandë, regjimit të Kurtit po i vjen fundi
Lajme
Presidenca për emërimin e anëtarëve të KQZ-së: Po e presim verifikimin nga institucionet e sigurisë
Presidenca për emërimin e anëtarëve të KQZ-së: Po e presim verifikimin nga institucionet e sigurisë
Lajme
Al Jazeera Balkans po kthehet, por me një ndryshim të madh
Al Jazeera Balkans po kthehet, por me një ndryshim të madh
Lajme
Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë: Bashkëshorti dyshohet për krimin, u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – krejt çka dihet deri tani
Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë: Bashkëshorti dyshohet për krimin, u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – krejt çka dihet deri tani
Lajme
Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
Lajme

You Might Also Like

Siljanovska në takim me Slaveskin: Ekonomia është stabile, është propozuar zv.guvernatori i tretë i Bankës Popullore
TOP Momenti

Siljanovska në takim me Slaveskin: Ekonomia është stabile, është propozuar zv.guvernatori i tretë i Bankës Popullore

August 24, 2026
Dekreti i shtetësisë së Kosovës për Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, Haxhiu: Ishit miq të Kosovës përpara se ajo të bëhej shtet, prej sot jeni edhe qytetarë të saj
TOP Momenti

Dekreti i shtetësisë së Kosovës për Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, Haxhiu: Ishit miq të Kosovës përpara se ajo të bëhej shtet, prej sot jeni edhe qytetarë të saj

August 24, 2026
Nikolloski për çështjen e transportuesve: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje edhe me Gjermaninë
TOP Momenti

Nikolloski për çështjen e transportuesve: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje edhe me Gjermaninë

August 24, 2026
Djali i axhës së viktimës në Malishevë: Presim drejtësi të plotë
TOP Momenti

Djali i axhës së viktimës në Malishevë: Presim drejtësi të plotë

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?