By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës
TOP Momenti

Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës

Momenti
Published: June 29, 2026

Oda e Avokatëve e Kosovës njofton opinionin publik se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me Aktvendimin P.A.nr.17/2026, ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës – Ministrisë së Drejtësisë, të ushtruar kundër Odës së Avokatëve të Kosovës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se me këtë aktvendim, tentativa e Qeverisë për të vënë në diskutim aktet e Odës nuk arriti të kalojë as filtrin fillestar të lejueshmërisë procedurale.

Your browser does not support the video tag.

“Gjykata Supreme konstatoi se objekti i padisë nuk hyn në kompetencën e saj, duke e hedhur poshtë padinë si të palejueshme, pa hyrë në shqyrtimin e meritës së pretendimeve. Ky zhvillim është një rikujtim se në një shtet të së drejtës, kompetencat nuk ushtrohen sipas vullnetit politik, por vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Asnjë institucion nuk mund të zgjerojë kompetencat e veta përtej atyre që i janë dhënë shprehimisht me ligj”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Oda e Avokatëve e Kosovës nuk do të njohë dhe nuk do të zbatojë asnjë vendim, akt apo urdhër të nxjerrë nga organe që veprojnë jashtë kompetencave të tyre ligjore.

Your browser does not support the video tag.

“Çdo ndërhyrje e tillë është juridikisht e pabazuar dhe nuk prodhon pasoja juridike ndaj Odës së Avokatëve. Përpjekjet e fundit për të ndërhyrë në organizimin e brendshëm dhe ushtrimin e kompetencave të Odës dëshmojnë një keqkuptim serioz të parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet shteti demokratik, parimit të ligjshmërisë, ndarjes së pushteteve dhe vetëqeverisjes së profesioneve të lira”.

Siç thuhet në njoftim, autonomia e Odës së Avokatëve nuk është privilegj institucional, por garanci kushtetuese për mbrojtjen e pavarësisë së avokatit dhe të së drejtës së qytetarëve për një mbrojtje të lirë e të pavarur.

“Oda e Avokatëve do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis kompetencat që i garantohen me Kushtetutë dhe Ligjin për Avokatinë dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet juridike çdo akt të nxjerrë ultra vires, nga cilido institucion apo autoritet publik. Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankesë”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore
47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Mucunski: E mbyllëm temën me Sofjen, pres një përgjigje të përshtatshme

You Might Also Like

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës
TOP Momenti

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës

June 29, 2026
​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn
TOP Momenti

​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn

June 29, 2026
Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore
TOP Momenti

Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore

June 29, 2026
Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik
TOP Momenti

Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?