By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata jep sot verdiktin për “53-milionëshin”, në pritje Pal Lekaj dhe tre të akuzuarit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata jep sot verdiktin për “53-milionëshin”, në pritje Pal Lekaj dhe tre të akuzuarit
TOP Momenti

Gjykata jep sot verdiktin për “53-milionëshin”, në pritje Pal Lekaj dhe tre të akuzuarit

Momenti
Published: September 9, 2026

Gjykata Themelore sot pritet ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Ndërkaq, ata ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Your browser does not support the video tag.

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në procesin e rigjykimit lidhur me rastin e njohur si “53-milionëshi”, të akuzuarit Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”, u mbrojtën në heshtje duke deklaruar se mbështesin deklarimet e dhëna gjatë fazave të mëhershme të gjykimit të parë.

Në këtë rast, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, trupi gjykues që po gjykon rastin me përbërje të gjyqtarëve Violeta Namani-Hajra- kryetare, Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli- anëtarë, administruan sipas detyrës zyrtare provat materiale.

Provat që u administruan janë: Marrëveshja e Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ndërtuese të autostradës “Arbën Xhaferi”- “Bechtel and Enka”, përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, informatat nga Zyra e Kryeministrit, dhe rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë.

Pas administrimit të këtyre provave, prokurori special Valdet Gashi paraqiti vërejtje, duke thënë se këto prova janë jorelevante për rastin pasi që si Prokurori kanë theksuar se kontestuese është baza ligjore për pagesën prej 53 milionë eurosh për punët në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ndërkaq mbrojtja e Lekajt, avokati Artan Qerkini tha se kjo provë pikërisht vërteton se Lekaj nuk kishte dashje në kryerje të veprës penale dhe se vetëm ka zbatuar vendimin e Qeverisë për realizimin e pagesës shtesë për kompaninë ndërtuese “Bechtel and Enka”.

Deklarimet e avokatit Qerkini u përkrahën nga mbrojtja e Shatriti, avokati Driton Musliut, e Tahirit, avokati Urim Vokshi dhe e Berishës, avokatja Teuta Xhema.

Gjithashtu, para deklarimit lidhur me mbrojtjen në heshtje të të akuzuarve, me propozim të avokatit Vokshi u administruan 5 vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës të viteve 2017 dhe 2018 që lidhen me shpronësimet e pronave.

Këto propozime u mbështetën nga avokatët tjerë, ndërkaq u kundërshtuan nga prokurori Gashi me arsyetimin se nuk është kontestuese shtyrja e afatit të punimeve si rezultat i shpronësimeve, mirëpo fakti se si është vlerësuar çështja e kompensimit për shtyrje të afatit të punimeve.

Pasi të akuzuarit u mbrojtën në heshtje, seanca u ndërpre për të vazhduar në të radhës me dhënien e fjalës përfundimtare nga palët në procedurë.

Ndryshe, ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama kishte refuzuar kërkesën për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra nga gjykimi i rastit të njohur si “53-milionëshi”, kërkesë kjo e parashtruar nga i akuzuari Eset Berisha.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj ishte dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata kishte shpall edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

Nebih Shatri ishte dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, kurse Besim Tahiri ishte dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tyre ishte shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh. Ndërsa, Eset Berisha ishte dënua me 3 vite e 3 muaj burgim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
Seanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të ndiqet në ekran të madh në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Lajme
Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
Lajme
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Lajme
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale
TOP Momenti

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale

September 10, 2026
“Susam, qumësht pluhur, boca gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

“Susam, qumësht pluhur, boca gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut

September 10, 2026
ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur
TOP Momenti

ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur

September 10, 2026
​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë
TOP Momenti

​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?