By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror
TOP Momenti

Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror

Momenti
Published: August 13, 2026

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror.

Veliaj kundërshton faktin që gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar nëse akti i emërimit ishte apo jo absolutisht i pavlefshëm. Sipas tij, një pretendim i tillë duhet të verifikohet nga gjykata edhe kryesisht, pasi bëhet fjalë për formën më të rëndë të paligjshmërisë së një akti administrativ, raporton euronews.al

Your browser does not support the video tag.

Njoftimi i plotë i Erion Veliaj:

Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit.

Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Pikërisht kësaj pyetjeje Gjykata nuk i dha përgjigje. Ajo e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore përjashtimore që do të lejonin emërimin e tij si prokuror.

Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata. Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim.

Kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt. Ajo shtron një pyetje themelore për shtetin e së drejtës: a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?

Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur demokratikisht nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, i është nënshtruar pushtetit penal të shtetit, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij. Përse, atëherë, prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për një pyetje elementare: a e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror? Nëse i zgjedhuri nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, përse prokurori i emëruar refuzon t’i nënshtrohet të njëjtit standard për ligjshmërinë e pushtetit që ushtron?

Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji.

Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin.

You Might Also Like

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja

LEXO GJITHASHTU

Emilia Rexhepi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
Emilia Rexhepi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
Lajme
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Lajme
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Lajme
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Lajme
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Lajme

You Might Also Like

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve

September 13, 2026
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

September 13, 2026
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”

September 13, 2026
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti

Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?