By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
Lajme

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë

Momenti
Published: May 24, 2026

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, ka vlerësuar lart rrugëtimin politik të partisë dhe figurën e liderit të saj, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Përgjithshëm të AAK-së, raporton EO.

Gjini tha se është krenar që është pjesë e kësaj partie dhe se përgjegjësia që po merr është e madhe.

Your browser does not support the video tag.

“Është krenari me qenë një prej jush, është krenari me qenë pjesë e kësaj partie kaq të jashtëzakonshme, e njerëzve kaq të jashtëzakonshëm. Shumë shumë faleminderit secilit prej jush. Jam i emocionuar, sikur secili prej jush. Edhe pavarësisht faktit që kur dalim me fol në momente të këtilla na dridhen duart, prapëseprapë duhet me nis diqysh,” tha ai.

Ai foli edhe për konceptin e altruizmit në politikë, duke e lidhur atë me sakrificën dhe shërbimin ndaj vendit.

“A është politika altruizëm? Domethënë me pas njerëz që japin gjithçka për vendin, për kombin, për njerëzit që i rrethojnë, po nuk lypin kurrgjë në këmbim. Bota e mençur ka vendosur moti që nuk është krejt ashtu. Ata që thonë që janë altruistë shpesh janë e kundërta. Por luftëtarët e lirisë janë shembulli i vërtetë i altruizmit, ata që kanë dhënë gjithçka pa e ditur çfarë marrin në këmbim,” u shpreh Gjini.

Gjini theksoi se sakrifica e së kaluarës po shpesh nuk po vlerësohet sa duhet.

“Jemi në një moment kur mohohet altruizmi i vërtetë i njerëzve që kanë dhënë gjithçka për vendin e vet, ndërsa po mashtrohet opinioni me altruizëm fallso. Krejt fallso,” tha ai.

Ai u ndal edhe te periudha e pasluftës dhe roli i AAK-së, duke thënë se besimi për vazhdimësinë e partisë po kërkohet pas udhëheqjes së Haradinajt.

“Po e lypim besimin tuaj mbas Ramush Haradinajt. Ai nuk ka qenë vetëm kryetar partie, është simbol i Kosovës, simbol i lirisë dhe i politikës së mençur që ka ndodhur në Kosovë për më shumë se 30 vjet,” theksoi Gjini.

Gjini vlerësoi se figura e Haradinajt do të mbetet e shënuar në historinë e vendit.

“Jam absolutisht i bindur që historia e Kosovës dhe e Ramush Haradinajt do të shkruhet me shkronja të arta,” u shpreh ai.

Në fund, ai tha se gjatë gjithë angazhimit të tij politik ka pasur një raport të veçantë besimi me Haradinajn.

“Ekziston veç një njeri të cilin unë me 100% bindje e kam thirrur komandant, kryetar dhe kryeministër, dhe je ti. Për 26 vite shërbim, nuk do ta ndërroja asnjë minutë të vetëm të kësaj pune. Faleminderit kryetar,” shtoi Gjini.

The post Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën
Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Fluturimi Tiranë – Bolonja: Vdes pasagjeri shqiptar gjatë aterimit të aeroplanit

LEXO GJITHASHTU

Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
TOP Momenti
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
TOP Momenti
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
TOP Momenti
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?
Lajme

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?

August 17, 2026
Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve
Lajme

Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve

August 17, 2026
Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
Lajme

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

August 17, 2026
Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë
Lajme

Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?