By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini me kritika ndaj Kurtit në hapje të fushatës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini me kritika ndaj Kurtit në hapje të fushatës
TOP Momenti

Gjini me kritika ndaj Kurtit në hapje të fushatës

Momenti
Published: May 29, 2026

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër. Sipas tij, Gjini do ta përfaqësonte denjësisht vendin dhe do ta bënte krenar Kosovën dhe kombin.

Haradinaj tha se vendi nuk është në gjendje të mirë dhe se duhet angazhim i secilit për ta përmirësuar situatën.

“Kosova nuk është mirë, secili prej nesh duhet të bëjë më të mirën për ta nxjerrë nga kjo gjendje. Unë besoj se e kam bërë më të mirën, sepse me zemër, me bindje dhe me shpirt ia kam besuar njërit prej njerëzve më të zotë që njoh për kandidat për kryeministër, Ardian Gjinin”, u shpreh Haradinaj.

Your browser does not support the video tag.

Haradinaj tha se tashmë që jemi të lirë nuk duhet të pranohen metoda komuniste të mbijetesës, duke iu referuar qeverisë aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mbas kaq dekadash që jemi të lirë, nuk duhet të pranohen metoda komuniste të mbijetesës. Janë metoda komuniste, por jo komunizëm i ndonjë sistemi të avancuar, janë metoda që na kthejnë mbrapa. Ne nuk duhet të jetojmë me këto metoda. Na duhet mirëqenie që buron nga të ardhura dhe nga një pagë dinjitoze. Nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë rritur pensionet, nuk është rritur mbështetja sociale që i takon secilit me të drejtë”, u shpreh Haradinaj.

Your browser does not support the video tag.

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, pati kritika të ashpra ndaj raportit të kryeministrit Albin Kurti me Amerikën. Ai tha se kush nuk e do Amerikën, nuk e do as Kosovën.

“Na këtu kemi njeri që thotë: po, po e dojmë Amerikën, po edhe pa ta bën. Ata që thonë se bën edhe pa Amerikën edhe pa NATO-n, nuk janë ka e duan Kosovën, nuk janë ka i dojnë shqiptarët. Janë ka dojnë me i bo me besu që disi kemi mundësi me ia kthy shpinën ndryshe, por kjo që na e themi për aleancat tona nuk është vetëm oportunizëm. Nuk është se na vetëm kemi nevojë për partnerët tanë që na quajnë partnerë edhe pse jemi të vegjël. Na jemi një popull që duhet me ditë me tregu që i çmojmë ata që na janë gjend kur kemi qenë më së vështiri”, u shpreh Gjini./KP/

source

You Might Also Like

FSSH-Maqedoni: Kleksanat janë në listën pozitive nga 1 korriku, farmacitë janë të detyruara ta lëshojnë atë me recetë
Kuzeska: Votimi me postë është një përpjekje e re për manipulim
PTHP-Shkup: Propozohen masa paraprake ndaj tre personave të cilët dhunuan një të mitur
VLEN: Pas pesë vjet zvarritjesh, autostrada Shkup–Bllacë më në fund hyn në fazën e ndërtimit
Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Jam deklaruar më herët për këto tema

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Podujevë
TOP Momenti

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Podujevë

July 6, 2026
Gazetari nga Bosnja e Hercegovina, Milaviq: Samiti i NATO-s në Ankara ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, Ballkani nuk pritet të jetë në fokus
TOP Momenti

Gazetari nga Bosnja e Hercegovina, Milaviq: Samiti i NATO-s në Ankara ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, Ballkani nuk pritet të jetë në fokus

July 6, 2026
Ngritet kallëzim penal ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për veprën penale “shmangie tatimore”
TOP Momenti

Ngritet kallëzim penal ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për veprën penale “shmangie tatimore”

July 6, 2026
Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…
TOP Momenti

Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…

July 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?