By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Gjini kritikon Qeverinë për rezultatet e PISA-s
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Gjini kritikon Qeverinë për rezultatet e PISA-s
TOP Momenti

​Gjini kritikon Qeverinë për rezultatet e PISA-s

Momenti
Published: September 8, 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur shpresën se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë do të lirohen më 16 shtator.

I pyetur nëse një vendim për pafajësinë apo lirimin e tyre do të mund të ndikonte në skenën politike të Kosovës dhe në rikthimin e tyre në politikë, Gjini ka thënë se nuk mund ta parashikojë një zhvillim të tillë.

Your browser does not support the video tag.

Gjini ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë për ndikimin që një vendim i mundshëm i Dhomave të Specializuara do të kishte në skenën politike, por ka theksuar se Aleanca synon ndryshimin politik pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin.

“Nuk mundem me e ditur, nuk mundem me e ditur, nuk mundem me e bërë orakullin. Unë me sinqeritetin më të madh shpresoj që për hir të Kosovës, jo për hir të skenës politike, por për hir të fëmijëve tanë… Ne kemi me i parë udhëheqësit e luftës sonë të lirë. Për Kosovë. Kemi me e pagua koston nëse ndodh ndryshe, e dimë. Ama për ndryshim të skenës politike, Aleanca po synon me e ndryshuar skenën politike, po punojmë çdo ditë. E mirëpresim avancimin politik, reformimin politik të cilësdo parti politike në Kosovë se në fund të fundit është mirë për të gjithë. Mirëpo, reformimin më të madh duhet me e pësuar partia e cila që shtatë vite po e mban Kosovën prej krizës në krizë. Shtatë vite, s’ka ndonjëri… Shtatë vite, Kosova shkon prej krizës në krizë.”, ka deklaruar Gjini.

Në këtë drejtim, Gjini ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale, duke thënë se Kosova gjatë viteve të fundit ka kaluar “prej krize në krizë”, ndërsa ka përmendur edhe problemet në raport me partnerët ndërkombëtarë, sanksionet e Bashkimit Evropian dhe rezultatet e dobëta të Kosovës në PISA.

Duke folur për rezultatet e fundit të PISA-s, Gjini ka akuzuar Qeverinë se nuk është marrë mjaftueshëm me reformimin e sistemit arsimor.

Ai ka propozuar krijimin e një Këshilli Nacional për Arsim, me pjesëmarrje të përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve, me qëllim që reformat në arsim të jenë afatgjata dhe të mos ndryshojnë me ndërrimin e qeverive.

“Nuk ekziston as tendencë me bërë diçka. Nuk e shohim, që 6 vite jo, edhe tash nuk e shohim. Edhe tash kanë me na i kamufluar diçka, kanë me i thënë diçka, me i pështjelluar diçka. Çfarë duhet me bërë Kosova për me dalë prej kësaj situate?…. Po ju tregoj një copë të projektit të Aleancës për këtë temë. Ne duhet me pasur një Këshill Nacional për Arsim. Nuk mundet me ardhur një qeveri në pushtet edhe me pretenduar që ka me e rregulluar, se nuk ka me mund me e rregulluar. Pse jo? Për shkak se efektet e reformave në arsim marrin shumë kohë. Kanë me marrë vite. Nuk mundet me u mat me një mandat qeverisës. Kjo është arsyeja pse duhet me pasur një ekip shumë të gjerë, të përfaqësuesve politikë fillimisht, por edhe të ekspertëve më të mirë të arsimit që i kemi”, ka deklaruar Gjini.

Gjini tha se Kosova duhet të ndërtojë një platformë politike, teknike dhe profesionale për reformimin e arsimit, e cila do të mund të zbatohej pavarësisht ndryshimeve në pushtet.

You Might Also Like

Lëndohet rëndë një 19-vjeçar në një kantier ndërtimi në Shkup
Kapen lëndë narkotike në Veles, ndalohen dy persona
Emri
Dosja prej 247 faqesh: Çfarë zbulojnë dosjet e Sigurimit të Shtetit shqiptar për Novosellën?
​Këto janë rregullat e reja për hyrje në Tajlandë

LEXO GJITHASHTU

Fitorja e AfD në zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt trondit Merkelin: Rezultat shokues! Si anëtare e CDU, zemra më rrjedh gjak
Fitorja e AfD në zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt trondit Merkelin: Rezultat shokues! Si anëtare e CDU, zemra më rrjedh gjak
Lajme
“Kosova i ka dy aktgjykime që vërtetuan që UÇK nuk ka hierarki – S’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikan”, avokati Musa
“Kosova i ka dy aktgjykime që vërtetuan që UÇK nuk ka hierarki – S’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikan”, avokati Musa
Lajme
Rudari: 10 muaj isha në vijën e frontit, kurrë nuk morëm urdhra për krime ndaj popullatës civile
Rudari: 10 muaj isha në vijën e frontit, kurrë nuk morëm urdhra për krime ndaj popullatës civile
Lajme
Në Prishtinë hapet ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” e Visar Kryeziut, në prag të Marshit për Liri
Në Prishtinë hapet ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” e Visar Kryeziut, në prag të Marshit për Liri
Lajme
SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të Iranit
SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të Iranit
Lajme

You Might Also Like

MPB: Ndalohen 11 shoferë për shkelje të rregullave në trafik në Maqedoni
TOP Momenti

MPB: Ndalohen 11 shoferë për shkelje të rregullave në trafik në Maqedoni

September 8, 2026
​“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Podujevë
TOP Momenti

​“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Podujevë

September 8, 2026
Mexhiti: Barazia dhe multietniciteti janë baza e Maqedonisë së Veriut që po ndërtojmë
TOP Momenti

Mexhiti: Barazia dhe multietniciteti janë baza e Maqedonisë së Veriut që po ndërtojmë

September 8, 2026
Aleanca do të kërkojë referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese
TOP Momenti

Aleanca do të kërkojë referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?