By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjashtë muaj pa përgjigje, vazhdojnë hetimet për ndotjen e ujit në Strugë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjashtë muaj pa përgjigje, vazhdojnë hetimet për ndotjen e ujit në Strugë
TOP Momenti

Gjashtë muaj pa përgjigje, vazhdojnë hetimet për ndotjen e ujit në Strugë

Momenti
Published: July 28, 2026

Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj që kur Struga mbeti për dy muaj pa ujë të pastër për pije, por banorët ende nuk kanë marrë përgjigje se kush është përgjegjës për turbullimin e burimeve në fshatin Shum.

E vetmja masë që vazhdon të jetë në fuqi është ndalimi për dy persona juridikë nga Veleshta që të kryejnë gërmime mbi burimet, për shkak të dyshimeve për vepra penale – shfrytëzim të paligjshëm të lëndëve të para minerale dhe ndotje të ujit të pijshëm. Nga Prokuroria Publike, për Alsat, u përgjigjën se po ndërmerren veprime.

Your browser does not support the video tag.

“Po ndërmerren veprime hetimore dhe priten rezultatet e edhe një ekspertize, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes së “Ujësjellësit” në Strugë, Jovanço Meçkaroski thotë se ende nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për sanimin e burimeve në Shum, pasi janë në pritje të udhëzimeve nga Prokuroria Publike. Sipas tij aktualisht uji është cilësor dhe nuk ka arsye për shqetësime.

“Në Strugë, për momentin, nuk ka asnjë arsye për frikë apo panik dhe ngjarja e pakëndshme në Gostivar nuk po keqpërdoret, megjithatë te qytetarët ekziston një dozë e caktuar shqetësimi dhe kujdesi. Uji nga burimet me të cilat furnizohet Struga kontrollohet dy herë në javë, përkatësisht matet cilësia e tij, dhe ai është i cilësisë së shkëlqyer.” – Jovanço Meçkaroski – Drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Strugë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se kryhen analiza të rregullta të ujit nga burimi Shum dhe nga pikat matëse në qytet, ku uji ka rezultuar i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum. /Alsat/

You Might Also Like

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Tragjedia në rrugën A, punëtori i dytë që u lëndua ndodhet në gjendje të rëndë
“Rrogat për toke, e çmimet lartë”, qytetarët të indinjuar me shtrenjtimin e naftës
Rasti tragjik në Prishtinë, Inspektorati: Vendpunishtja s’kishte qenë e inspektuar më parë
Një javë pas stuhisë, rrugët ende të papastruara – qytetarët ankohen për mospastrimin

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

As rigjykimi s’e shpëton Shaqir Lutvijën – 10 vite burgim për krime lufte në Prizren
TOP Momenti

As rigjykimi s’e shpëton Shaqir Lutvijën – 10 vite burgim për krime lufte në Prizren

July 28, 2026
Komuna e Prishtinës shpreh ngushëllime për viktimën e aksidentit në vendpunishte: Hetimet për rastin kanë nisur
TOP Momenti

Komuna e Prishtinës shpreh ngushëllime për viktimën e aksidentit në vendpunishte: Hetimet për rastin kanë nisur

July 28, 2026
“Na u prezantua me identitet të rremë” – Polici rrëfen se si e arrestoi Jovan Viqentijeviqin për sulmin në Ibër-Lepenc
TOP Momenti

“Na u prezantua me identitet të rremë” – Polici rrëfen se si e arrestoi Jovan Viqentijeviqin për sulmin në Ibër-Lepenc

July 28, 2026
Paraburgoset danezi i rrezikshëm që u ekstradua të hënën nga Kosova në Kopenhagë
TOP Momenti

Paraburgoset danezi i rrezikshëm që u ekstradua të hënën nga Kosova në Kopenhagë

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?