By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi heq nga rendi i ditës ligjin për “Shkupi 2028”, opozita akuzon për shkelje të rregullores
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi heq nga rendi i ditës ligjin për “Shkupi 2028”, opozita akuzon për shkelje të rregullores
TOP Momenti

Gashi heq nga rendi i ditës ligjin për “Shkupi 2028”, opozita akuzon për shkelje të rregullores

Momenti
Published: July 29, 2026

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e hoqi nga rendi i ditës i seancës së 119-të propozim-ligjin për zbatimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, i cili duhej të votohej me procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligji në fjalë është dorëzuar nga një grup deputetësh të OBRM-PDUKM-së dhe me të parashihej që Qyteti i Shkupit të themelonte një fondacion të veçantë, i cili gjatë realizimit të prokurimeve të tij për projektin Shkupi 2028 nuk do të ishte i detyruar ta zbatonte Ligjin për Prokurimin Publik. Propozuesit argumentojnë se për zbatimin e një projekti të tillë nevojitet një model i veçantë i menaxhimit, i cili do të sigurojë autonomi profesionale dhe programore.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë kjo hasi në reagime të shumta të opozitës dhe organizatave joqeveritare, pas çka Gashi, pas një koordinimi të jashtëzakonshëm me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, e hoqi propozim ligjin nga rendi i ditës. Por, kjo nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës.

Sipas deputetit Talat Xhaferi, me këtë po shkelet Rregullorja e Kuvendit, pasi sipas tij kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë ta ndryshojë rendin e ditës me të cilin e ka thirrur seancën. Ai tha se kjo e drejtë i takon vetëm propozuesit të pikës së rendit të ditës.
Gashi tha se Rregullorja e Kuvendit i lejon të thërrasë seanca urgjente edhe brenda një afati më të shkurtër dhe akuzoi se seanca po bllokohet përmes procedurave parlamentare.

Edhe para koordinimit, partitë opozitare BDI, Lidhja Shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët reaguan se Gashi nuk po e respekton Rregulloren, se materialet nuk janë dorëzuar për shqyrtim të paktën dhjetë ditë më parë, si dhe se nuk po respektohet përdorimi i gjuhës shqipe.

You Might Also Like

Stuhia në Shkup, Komuna Qendër do të ndajë deri në 100 mijë denarë ndihmë financiare për familjet e dëmtuara
DMSH: Zjarr në hyrje të Velesit, ekipet e zjarrfikësve dhe QMK-ja në terren
Prokuroria Speciale bën thirrje për kujdes në publikimet për gërmimet në Zubin Potok
KRU “Mitrovica”: Në Vushtrri punëtorët u kërcënuan me armë gjatë shkyçjes së konsumatorit
Arrestohet 22-vjeçari në Obiliq për kanosje, i konfiskohet një armë AK-47

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Fetai: Qeveria e RMV-së më ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel
TOP Momenti

Fetai: Qeveria e RMV-së më ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel

July 29, 2026
Vendimi i Kosovës për udhërrëfyesit turistikë trazon politikën dhe kishën serbe në Beograd
TOP Momenti

Vendimi i Kosovës për udhërrëfyesit turistikë trazon politikën dhe kishën serbe në Beograd

July 29, 2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët
TOP Momenti

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët

July 29, 2026
Kuvendi i RMV-së zgjodhi Meri Dika-Georgievskën si gjyqtare kushtetuese
TOP Momenti

Kuvendi i RMV-së zgjodhi Meri Dika-Georgievskën si gjyqtare kushtetuese

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?