By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime
TOP Momenti

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

Momenti
Published: June 18, 2026







Bota
June 17, 2026 – 23:17


Your browser does not support the video tag.

Samiti i G7, i cili u mbyll sot, 17 qershor, u dominua nga diskutimet për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në zhvillimet globale. Në përfundim të takimeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një mesazh të qartë për aleatët perëndimorë: Është thelbësore që gjithçka për të cilën u diskutua të vihet në praktikë.


Presidenti amerikan Donald Trump ishte në qendër të vëmendjes gjatë samitit, ndërsa liderët evropianë u përpoqën të ruanin një klimë bashkëpunimi me Uashingtonin, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme. Në këtë atmosferë, Trump deklaroi se pas përfundimit të konfliktit me Iranin, vëmendja ndërkombëtare duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë.


Ndërkohë, vendet evropiane po përgatiten për një rol më aktiv në Lindjen e Mesme. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në operacionet e pastrimit të minave në Ngushticën e Hormuzit, pas marrëveshjes së arritur mes SHBA-ve dhe Iranit.Dita e djeshme e samitit iu kushtua kryesisht Ukrainës. Zelensky zhvilloi takime me liderët e G7, përfshirë edhe Trumpin, duke kërkuar më shumë mbështetje ushtarake për vendin e tij.


Sipas të dhënave të Institutit Kiel, SHBA nuk ka dërguar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën që nga shkurti i vitit 2025. Për këtë arsye, Zelensky kërkoi jo vetëm vazhdimin e mbështetjes, por edhe mundësinë që Ukraina të prodhojë vetë një pjesë të sistemeve mbrojtëse Patriot.


Presidenti ukrainas paralajmëroi se Rusia vazhdon të rrisë kapacitetet ushtarake, duke prodhuar rreth 60 raketa balistike në muaj, ndërsa kapacitetet perëndimore për t’i neutralizuar ato mbeten të kufizuara.


Një tjetër temë kyçe ishte fondi “Purl”, mekanizmi i NATO-s për financimin e blerjes së armëve amerikane për Ukrainën. Deri më tani janë mbledhur rreth 6 miliardë dollarë, ndërsa objektivi për vitin 2026 është 15 miliardë dollarë.


Zelensky u bëri thirrje vendeve që ende nuk kontribuojnë në këtë fond, përfshirë Italinë, që të rrisin angazhimin e tyre. Megjithatë, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, konfirmoi se Roma vijon të kundërshtojë pjesëmarrjen në program.


Në fund të samitit, lideri ukrainas përsëriti se mbështetja ndaj Kievit duhet të shkojë përtej deklaratave politike, duke kërkuar më shumë armë, sanksione më të forta ndaj Rusisë dhe presion diplomatik të koordinuar për të detyruar Moskën të rikthehet në tryezën e negociatave. /abcnews


source

You Might Also Like

Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria pretendon ndërhyrje në zgjedhje dhe plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total
Këmbësori vdes pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi

LEXO GJITHASHTU

Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Lajme
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Lajme
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Lajme
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Lajme
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme

You Might Also Like

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

August 25, 2026
​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni
TOP Momenti

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni

August 25, 2026
Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor
TOP Momenti

Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor

August 25, 2026
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?