By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se sulmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës tonë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se sulmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës tonë
Lajme

Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se sulmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës tonë

Momenti
Published: May 14, 2026

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, duke folur nga Spitali i Mitrovicës, tha se ishin duke biseduar krejt zakonshëm kur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, sulmoi bashkëpartiakun e saj, kryetar të degës së VV’së në këtë komunë, Hysni Mehani, i cili është edhe zëvendësministër.

“Fare të shpërqendruar në muhabetin tonë pa asnjë vëmendje të asaj se ka po ndodhte përreth dhe pa asnjë lloj komunikimi paraprak me z. Lushtaku, ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë si keni pasë mundësinë me pa edhe dëmin që e ka në fytyrë. Kur sekretari i qendrës tonë, Bahri Zabeli, tentoi të ndërhyjë për të e qetësuar situatën, me i nda pak, mos me vazhdu ajo përplasja fizike, ai u sulmua nga personat të tjerë që ishin bashkë me Lushtakun në atë moment”.

Your browser does not support the video tag.

Fejza tha se gjithçka ka ndodhur “pa asnjë provokim dhe pa asnjë reagim prej anës tonë”.  

E pyetur nga gazetarët për deklaratën e Lushtakut se atij iu referua si “Sami Serbia”, Fejza mohoi se kanë përmendur emrin e tij.

“Unë po ju siguroj. Unë kam qenë aty dhe besoj ka edhe të tjerë dëshmitarë okularë aty. Ne kemi qenë duke biseduar për një çështje s’ka të bëjë me Skenderajn as çështjen për të cilën po flasim. As fare s’është përmendur emri i tij, kemi qenë duke folur për një çështje të punës kur ai ka ardhur dhe e ka sulmuar zëvendësministrin”.

Lushtaku ka mohuar se ka sulmuar Mehanin duke thënë se qytetarët kanë reaguar nga kësaj etikete “Sami Serbia”./Express/

The post Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se sulmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës tonë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor
KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru
Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi
Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital

LEXO GJITHASHTU

Një grua sulmohet me shkop në shtëpinë e pleqve në Leposaviq
Një grua sulmohet me shkop në shtëpinë e pleqve në Leposaviq
TOP Momenti
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten ende aktive
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten ende aktive
TOP Momenti
Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij
Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij
TOP Momenti
Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë
Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë
TOP Momenti
Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë
Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë
TOP Momenti

You Might Also Like

I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
Lajme

I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë

August 19, 2026
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Lajme

Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

August 19, 2026
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Lajme

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

August 19, 2026
Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
Lajme

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?