By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?
TOP Momenti

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Momenti
Published: July 2, 2026

Teksa Bashkimi Evropian po financon dhe koordinon një numër rekord zjarrfikësish, avionësh dhe ekspertësh për sezonin e zjarreve këtë verë, në Kosovë disa nga problemet e vjetra mbeten ende të pazgjidhura.

Ndonëse thotë se në dy vjetët e fundit ka pasur përmirësime në pajisjet dhe mjetet e zjarrfikësve, vetë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) pranon se sfidat vazhdojnë.

“Ashtu si çdo sektor emergjent në rajon, edhe ne përballemi me nevojën për rritjen e numrit të stafit dhe ripërtëritjen e flotës së automjeteve”, thonë nga AME-ja për Radion Evropa e Lirë.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ata insistojnë se edhe me kapacitetet aktuale, “përmes menaxhimit të mirë, dislokimit të ekipeve sipas zonave të rrezikut dhe gatishmërisë së lartë të zjarrfikësve tanë”, Kosova është në gjendje t’u përgjigjet në mënyrë efektive emergjencave.

Një zjarrfikës i angazhuar në Kosovë, i cili nuk pranon të identifikohet, ankohet për situatën, duke thënë se ende nuk ka përmirësime të dukshme dhe se “asgjë nuk po ndryshon”.

Your browser does not support the video tag.

Një vit më parë, përfaqësuesi sindikal i zjarrfikësve në Kosovë, Muharrem Beka, u ankua pikërisht për numrin e zjarrfikësve dhe pajisjet e vjetruara – në disa raste të mbetura që nga vitet e 80-ta.

Kosova aktualisht ka rreth 800 zjarrfikës, e që është nën standardin e kërkuar.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Me rreth 1.6 milion banorë, vendit i duhen rreth 1.100 zjarrfikës për ta plotësuar këtë standard.

Ky hendek mbetet kritik pasi që Kosova, vitin e kaluar, u radhit si një nga gjashtë shtetet evropiane që regjistruan sezonin më të keq me zjarre masive ndonjëherë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian, rreth 18.500 hektarë u dogjën nga mbi 280 zjarret e regjistruara vitin e kaluar në Kosovë.

Eksperti i Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe i Teledetektimit (Remote Sensing), Faruk Foniqi, thotë se pikërisht zonat në parqet kombëtare të Kosovës janë dëshmuar si më të cenueshmet nga zjarret.

Ai përmend zonat si Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit dhe Kopaoniku si pika ku, ndër vite, janë regjistruar vazhdimisht zjarre.

“Qasja në to është shumë e vështirë për shkak të relievit, rrugëve. Në shumicën e rasteve, qeveria apo komuna është detyruar të kërkojë ndihmë prej KFOR-it”, thotë Foniqi për REL-in.

Ndër vite, trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u janë përgjigjur kërkesave të institucioneve vendore për ndihmë në luftimin e zjarreve, pasi që vetë Kosova nuk ka ende kapacitete ajrore për shuarjen e tyre.

Por, përtej problemeve me numër të zjarrfikësve dhe pajisje të vjetruara, Foniqi thotë se Kosova ka edhe mangësi të tjera.

Edhe pse institucionet tashmë kanë qasje në të dhëna satelitore dhe analiza të avancuara mjedisore, problemi kryesor, sipas tij, mbetet mungesa e kapaciteteve njerëzore për t’i shfrytëzuar ato në mënyrë efektive.

Ai shpjegon se indekset si lagështia e tokës mund të përdoren për identifikimin e zonave me rrezik të lartë.

“Një vend ku indeksi i lagështisë është i ulët, detyrimisht është vend potencial ku mund të kemi edhe zjarr në të ardhmen”, thotë Foniqi.

Në këtë kontekst, ai kërkon integrim më të madh të GIS-it dhe të ‘remote sensing’ në institucionet publike për parandalim dhe monitorim më efikas.

Sipas Komisionit Evropian, zjarret në Evropë lidhen ngushtë me valët e të nxehtit dhe thatësirën e zgjatur, të cilat e përkeqësojnë ndjeshëm sezonin e tyre në gjithë kontinentin.

Një valë e të nxehtit veçse është regjistruar këtë verë në Evropë, qysh në qershor, e që është fajësuar për shkaktimin e mbi një mijë vdekjeve shtesë.
Në Kosovë, përveç nxehtësisë e thatësisë, faktori njerëzor mbetet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve në pyje.

“Njeriu del, bën grill… dhe kur lë pas mbeturinat, xhamin, zjarrin e pasiguruar… shkakton dëme në qindra hektarë të djegura”, thotë Foniqi.

Mbeturinat në pyje rrisin rrezikun dhe përhapjen e zjarreve, pasi që qelqi mund t’i përqendrojë rrezet e diellit dhe të ndezë materialin e thatë, ndërkohë që plastika dhe mbetjet kimike rrisin intensitetin e djegies.

Cigaret apo prushi i hedhur pa kujdes mund të shndërrohen, po ashtu, në burime të fshehura zjarri që shpërthejnë më vonë në vatra të mëdha.
E, pasojat e pakujdesive të vogla nuk janë vetë të vogla.

Foniqi tregon se përveç ndotjes së ajrit nga emetimet, zjarret masive shkaktojnë degradimin e tokës dhe shkatërrimin e biodersivitetit, që duhet me vite të tëra për t’u rikuperuar.

source

You Might Also Like

ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës
Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë
Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet
Gjini: Kush kërkon votat e Aleancës për president, duhet t’i pranojë gjashtë kërkesa
36-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, cilësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

You Might Also Like

Rekord i ri në Zvicër, shoferët kaluan mbi 68’000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025
TOP Momenti

Rekord i ri në Zvicër, shoferët kaluan mbi 68’000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025

July 2, 2026
Persona të panjohur vjedhin një armë zjarri dhe fishekë në një shtëpi në Deçan, rasti po hetohet
TOP Momenti

Persona të panjohur vjedhin një armë zjarri dhe fishekë në një shtëpi në Deçan, rasti po hetohet

July 2, 2026
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

July 2, 2026
Dorëzohet në polici serbi i dyshuari për tentim vrasjen e ndodhur para pesë viteve në Shillovë
TOP Momenti

Dorëzohet në polici serbi i dyshuari për tentim vrasjen e ndodhur para pesë viteve në Shillovë

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?