By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Efekti i vendimit: Të premten mblidhet Kryesia e Kuvendit, partitë tregojnë qëndrimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Efekti i vendimit: Të premten mblidhet Kryesia e Kuvendit, partitë tregojnë qëndrimet
Lajme

Efekti i vendimit: Të premten mblidhet Kryesia e Kuvendit, partitë tregojnë qëndrimet

Momenti
Published: September 25, 2026

Njoftimi i Gjykatës Kushteutese, ka rezultuar me paralajmërimet për veprimet e para nga partitë politike parlamentare. Derisa nga PDK kanë bërë të ditur se do të propozojnë  emrin për nënkryetarin e dytë të Kuvendit, në seancën e parë që do të mbahet, zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur për hapat tutje në lidhje me çështjen e presidentit. Ndërkohë për sot është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit e votimit të qeverisë, kanë filluar lëvizjet e para.

Sot nga ora 11 pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.

Ndërkohë që Kushtetuesja ka dhënë afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, gjatë ditës nuk ka folur për veprimet tutje që do ndërmarrin për këtë çështje.

“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

E në Partinë Demokratike të Kosovës, kanë konfirmuar se në seancën e radhës të Kuvendit, do ta propozojnë emrin për nënkryetar, por pa dhënë detaje të tjera.

Kjo parti kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut, meqë të njëjtën nuk e votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën konstituive.

E në Lidhjen Demokratike të Kosovës, thonë se rruga e vetme duhet të jenë gjetja e një zgjidhjeje për president e jo vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ka qenë një emër i vetëm, për një emër jemi dakorduar, asnjë emër tjetër asnjë mundësi tjetër, ai proces është mbyllur duhet me u hap proces i ri, proceset po i dëmtojnë emrat e përveçëm..”, ka thënë deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese, konstatoi se konstituimi i Kuvendit ishte bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të dytë, që është nga PDK-ja dhe përcaktoi se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, është 6 tetori.

The post Efekti i vendimit: Të premten mblidhet Kryesia e Kuvendit, partitë tregojnë qëndrimet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

LEXO GJITHASHTU

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti

You Might Also Like

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Lajme

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

September 27, 2026
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Lajme

Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

September 27, 2026
Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal
Lajme

Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal

September 27, 2026
Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat
Lajme

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?