By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama flet për protestën në Zvërnec
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama flet për protestën në Zvërnec
TOP Momenti

“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama flet për protestën në Zvërnec

Momenti
Published: June 1, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas incidentit në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet private në prani të policisë.

Rama tha se veprimi i rojeve ishte i papranueshëm dhe theksoi se reagimi i protestuesve ishte i kuptueshëm.

Your browser does not support the video tag.

“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se do të kishte ndjerë të njëjtën zemërim sikur të ishte në vendin e qytetarëve.

“Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private, në sy të policisë, të ulërisnin si kafshë dhe të merrnin jashtë nga ndërtesa një njeri, ta tërhiqnin zvarrë, e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që t’i arrestonte ata në vend”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu tregoi se përvoja e tij në “anën tjetër të barrikadës” i bën të kuptueshme reagimet e protestuesve dhe nuk përjashtoi se vetë mund të kishte vepruar edhe më fort në situata të ngjashme.

“Po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i fal të huajve, edhe unë do të kisha revoltuar”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e ndjeshmërisë ndaj çështjeve të pronës dhe interesit publik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

LEXO GJITHASHTU

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?
Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?
Lajme
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime
Lajme
Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave
Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave
Lajme
Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim
Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim
Lajme
Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – për çfarë dyshon Prokuroria?
Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – për çfarë dyshon Prokuroria?
Lajme

You Might Also Like

CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi
TOP Momenti

CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi

August 20, 2026
Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
TOP Momenti

Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë

August 20, 2026
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
TOP Momenti

KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë

August 20, 2026
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
TOP Momenti

Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?