By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dyshohet se mori 105 euro që i ishin dorëzuar në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dyshohet se mori 105 euro që i ishin dorëzuar në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
TOP Momenti

Dyshohet se mori 105 euro që i ishin dorëzuar në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit

Momenti
Published: September 14, 2026

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet ndaj një zyrtari policor, me detyrë në Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për veprime të kundërligjshme lidhur me një shumë prej 105 eurosh.

Rasti është pranuar nga IPK-ja më 14 shtator 2026, pasi ishte referuar nga Policia e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informatave fillestare, më 9 shtator një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e 105 eurove. Gjatë shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë konstatuar se paratë ishin gjetur nga një udhëtare, shtetase e Kosovës me banim në Gjermani, e cila më pas ia kishte dorëzuar ato një zyrtari policor.

“Pas pranimit të rastit, IPK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin dhe administrimin e informatave dhe provave fillestare”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Sipas dokumentacionit të pranuar nga IPK-ja, zyrtari policor ka pranuar se i kishte marrë paratë, por nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar ato në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla.

“Bazuar në shkresat e pranuara për këtë rast, zyrtari policor ka pranuar se kishte marrë paratë, por ato nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar në pajtim me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla”, thuhet në komunikatë.

Sipas IPK-së, zyrtari policor më vonë i kishte vendosur 105 eurot në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në Aeroport.

Duke vlerësuar se ekziston dyshim i arsyeshëm dhe me qëllim të sigurimit të kushteve për zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor.

Hetimet po zhvillohen në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

“Hetuesit e IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Lawton: Integriteti i Kosovës mbetet interes i SHBA-së, Prishtina dhe Beogradi të shmangin provokimet
KSHPK hap rast për festimin e 35-vjetorit të shtetit për konflikt interesi
LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin
Gashi: Në rast të aktgjykimit lirues, paraburgimi ndërpritet menjëherë – kthimi mund të organizohet brenda ditës
Para vendimit në Hagë, mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liri

LEXO GJITHASHTU

Rrahman Rama tregon për telefonatën me humor me Jakup Krasniqin gjatë luftës: “Tha ‘magari që je’, edhe ma msheli”
Rrahman Rama tregon për telefonatën me humor me Jakup Krasniqin gjatë luftës: “Tha ‘magari që je’, edhe ma msheli”
Lajme
Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës
Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës
Lajme
Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën
Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën
Lajme
Paralajmërimi i ambasadës amerikane për shtetasit e saj, Rama: Mos të bëhet panikë, është procedurë standarde
Paralajmërimi i ambasadës amerikane për shtetasit e saj, Rama: Mos të bëhet panikë, është procedurë standarde
Lajme
Bujar Osmani ministrit të VLEN: Amerikanët dëshmuan pro Thaçit e tjerëve, ju në anën e kundërt të historisë
Bujar Osmani ministrit të VLEN: Amerikanët dëshmuan pro Thaçit e tjerëve, ju në anën e kundërt të historisë
Lajme

You Might Also Like

Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund
TOP Momenti

Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund

September 15, 2026
ESHR: Janë konstatuar parregullsi të mëdha në prokurimet e SHA EMV
TOP Momenti

ESHR: Janë konstatuar parregullsi të mëdha në prokurimet e SHA EMV

September 15, 2026
Propozohet që nënat e punësuara në Maqedoninë e Veriut të marrin rimbursim 100% të tatimit personal
TOP Momenti

Propozohet që nënat e punësuara në Maqedoninë e Veriut të marrin rimbursim 100% të tatimit personal

September 15, 2026
PDK para shpalljes së aktgjykimit në Hagë: Kosova pret drejtësi, do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së
TOP Momenti

PDK para shpalljes së aktgjykimit në Hagë: Kosova pret drejtësi, do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së

September 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?