By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Dyshimet për varrezë masive, Hamza: Serbia pa llogari për krimet e ne presim fundin e gjykimit në Hagë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Dyshimet për varrezë masive, Hamza: Serbia pa llogari për krimet e ne presim fundin e gjykimit në Hagë
TOP Momenti

​Dyshimet për varrezë masive, Hamza: Serbia pa llogari për krimet e ne presim fundin e gjykimit në Hagë

Momenti
Published: July 28, 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se sot në Zubin Potok po gërmohet për mbetje mortore, pas dyshimeve për varrezë masive, ndërsa po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Sot në Zubin Potok po gërmohet për mbetje mortore, pas dyshimeve për një varrezë masive. Edhe pas 27 vitesh, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Është e papranueshme që, ndërsa në Hagë po e presim përfundimin e procesit të padrejtë gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet monstruoze të kryera mbi popullsinë tonë dhe vazhdon ta mbajë peng të vërtetën për mijëra të zhdukur”, shkroi Hamza.

Ai shtoi se Kosova e ka paguar shtrenjtë çmimin e luftës, duke vënë në dukje se edhe Mitrovica e ka përjetuar rëndë këtë dhimbje, me mbi 100 familje që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

Your browser does not support the video tag.

“ Në mesin e tyre janë edhe familjet e 23 intelektualëve mitrovicas, njerëz të dijes dhe vlerave kombëtare, shumica prej të cilëve ishin miq shumë të afërt të mi, të cilët u panë për herë të fundit më 19 prill 1999 në fshatrat e Zubin Potokut. Një ditë kjo dhimbje do të marrë fund, por e vërteta duhet të dëgjohet dhe drejtësia duhet të vihet në vend. Kosova nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën për çdo të zhdukur, drejtësi për çdo familje dhe përgjegjësi për çdo krim. Ky është detyrimi ynë moral, kombëtar dhe shtetëror”, tha Hamza.

source

You Might Also Like

Kompania e Daniel Vatajt dhe Betim Drenicës siguron 12 milionë dollarë për platformën e mesazheve me AI
Trençevska: Qytetarët çdo ditë përballen me shok çmimesh
Shfaqen grafite në Prishtinë pas vdekjes tragjike të punëtorit në vendpunishte
Jo vetëm Ethet e Nilit por edhe Malaria ka arritur në RMV
Pacolli pas audio-incizimit: Montazh dhe shantazh para Kuvendit, asgjë më shumë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Gentrit Syla mohon ndikimin në punësime: Audio-incizimi është i manipuluar dhe shantazh ndaj meje
TOP Momenti

Gentrit Syla mohon ndikimin në punësime: Audio-incizimi është i manipuluar dhe shantazh ndaj meje

July 28, 2026
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
TOP Momenti

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

July 28, 2026
Tragjedia në rrugën A, punëtori i dytë që u lëndua ndodhet në gjendje të rëndë
TOP Momenti

Tragjedia në rrugën A, punëtori i dytë që u lëndua ndodhet në gjendje të rëndë

July 28, 2026
“Rrogat për toke, e çmimet lartë”, qytetarët të indinjuar me shtrenjtimin e naftës
TOP Momenti

“Rrogat për toke, e çmimet lartë”, qytetarët të indinjuar me shtrenjtimin e naftës

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?