By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe
TOP Momenti

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Momenti
Published: July 2, 2026

Mbushen 2 vite nga ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë.

Mëngjesin e 1 korrikut 2024, kolosi i letrave shqipe, shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë, u shua në moshën 88 vjeçare në banesën e tij në Tiranë. Ismail Kadare e ngjiti letërsinë në majat e kulturës botërore.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës.

Your browser does not support the video tag.

Në vendlindje qëndroi deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954).

Më pas kreu në Tiranë studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.

Your browser does not support the video tag.

Në harkun e viteve 1958-1960, thelloi studimet në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë.

Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963 botoi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, me jehonë edhe përtej vendit.

Karriera e Kadaresë shënoi kulme të tjera me tema sa lokale aq edhe universale.

Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve ishte kryefjalë edhe në romanin “Kështjella”, botuar më 1970-ën.

I njëjti frymëzim vihet re edhe tek “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Një tjetër roman i vlerësuar ishte “Kronikë në gur” (1970).

Në vargun e publikimeve të pandërprera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë.

Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar u bë anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës.

Në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron, në Tiranë, e ngriti në gradën e Oficerit të Lartë, në Urdhrin e Legjionit të Nderit.

Ai u vlerësua me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj.), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.

Deri tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

source

You Might Also Like

ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës
Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë
Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet
Gjini: Kush kërkon votat e Aleancës për president, duhet t’i pranojë gjashtë kërkesa
36-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, cilësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

You Might Also Like

Rekord i ri në Zvicër, shoferët kaluan mbi 68’000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025
TOP Momenti

Rekord i ri në Zvicër, shoferët kaluan mbi 68’000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025

July 2, 2026
Persona të panjohur vjedhin një armë zjarri dhe fishekë në një shtëpi në Deçan, rasti po hetohet
TOP Momenti

Persona të panjohur vjedhin një armë zjarri dhe fishekë në një shtëpi në Deçan, rasti po hetohet

July 2, 2026
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

July 2, 2026
Dorëzohet në polici serbi i dyshuari për tentim vrasjen e ndodhur para pesë viteve në Shillovë
TOP Momenti

Dorëzohet në polici serbi i dyshuari për tentim vrasjen e ndodhur para pesë viteve në Shillovë

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?