Mediat iraniane raportojnë se dy pjesëtarë të forcave të mbrojtjes ajrore të ushtrisë iraniane janë vrarë gjatë sulmeve të së hënës nga Izraeli.
Sipas raportimeve, viktimat janë identifikuar si Bahman Hosseini dhe Alireza Abiri, ndërsa ceremonia e varrimit të tyre pritet të mbahet sot në Teheran.
Autoritetet iraniane thonë se ata po “kryenin detyrat e tyre” në momentin e sulmit.
Ky është raportimi i parë për viktima në radhët e ushtrisë iraniane që nga sulmet e djeshme.
Mediat iraniane kishin njoftuar më herët për sulme në disa qytete, përfshirë edhe Teheranin.

