By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy Shqipëri
TOP Momenti

Dy Shqipëri

Momenti
Published: June 14, 2026

Të rinjtë në protestë, me parullat e tyre të thjeshta dhe të mprehta si thikat, po na japin leksione qytetarie, dinjiteti dhe shprese. Historia nuk ka nevojë vetëm për historianë. Historia ka nevojë për njerëz që e kujtojnë.

Një prej atyre parullave më goditi. Shkruante: “Ismail Qemal Vlora – Themeluesi. Edi Rama – versioni i Ismail Qemalit në Temu.” Të rinjtë shqiptarë, po e thonë në dy rreshta thelbin. Imitim pa substancë, kopje pa cilësi. Nuk ka metaforë më të saktë.

Your browser does not support the video tag.

Ekziston një Shqipëri që u themelua si ideal. Ekziston një Shqipëri tjetër që qeveriset me skenar. Distanca midis tyre nuk matet me vite, por me karakter.

Ismail Qemal Vlora nuk erdhi në Vlorë që të bënte karrierë. Ai erdhi që të mbyllte një borxh ndaj historisë. Kishte moshën, kishte lodhjen, kishte armiq më shumë se miq. Por, kishte edhe diçka që sot mungon bujshëm në skenën shqiptare. Një kuptim të qartë të faktit se pushteti nuk është pronësi, është përgjegjësi.

Ismail Qemali ngriti flamurin, hodhi themelet, u largua. Pa pension të artë, pa kult personaliteti, pa kamera që ta ndiqnin hap pas hapi, pa podkast të “përroit pskik”.

Edi Rama ka 13 vjet në qeverisje. 28 në pushtet. Pikturon. Filozofon. Tallet. Shteti ndërkohë degradon.

Jep intervista në Paris, Berlin dhe Uashington. Flet për vizion, për Europën, për të ardhmen. Ndërkohë, që një pjesë e drejtësisë mbetet e kapur dhe mediat punojnë nën hije frike. Paratë publike humbasin në tendera që askush nuk i pyet. Protestat e qytetarëve, qytetarë të zakonshëm, jo huligan, sulmohen me ujë me piper dhe indiferencë institucionale.

Dallimi midis këtyre dy figurave nuk është estetik. Dallimi është ekzistencial.

Njëri e kuptoi shtetin si qëllim. Tjetri e trajton si mjet. Mjet për imazh, mjet për pushtet, mjet për të mbijetuar zgjedhje pas zgjedhjeje me të njëjtën retorikë.

Njëri ndërtoi. Tjetri komunikon se ndërton. Dallimi ndërmjet ndërtimit dhe spektaklit të ndërtimit është pikërisht dallimi ndërmjet shtetit dhe fasadës së tij.

Shqipëria e sotme ka fasadë. Ka bulevardin e ri dhe pallatet e larta. Ka uniformën europiane dhe fjalimet ndërkombëtare. Por ka edhe gjykata që nuk funksionojnë, institucione që i binden një zëri të vetëm dhe një opozitë që zhgënjen. Kjo nuk është Shqipëria e Ismail Qemal Vlorës. Është karikatura e saj.

Një shoqëri që e harron themeluesin e vet dhe toleron sundimtarin e vet, nuk ka probleme lidershipi. Ka problem vetëvlerësimi.

Shqiptarët nuk sakrifikuan gjakun e tyre për një shtet ku qytetari ndihet i pafuqishëm përballë pushtetit. Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruan Ismail Qemal Vlora dhe Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ata ndërtuan një ideal lirie, dinjiteti dhe përgjegjësie publike. Sot jemi larg atij ideali.

Monumenti që i mungon Ismail Qemalit në Tiranë nuk është gur e bronz. Muzeu i munguar në Vlorë e Tiranë nuk është artifakt. Ajo është ndërgjegjja jonë kolektive, e gërryer ngadalë. Shumë ngadalë, pikërisht që të mos e vëmë re. Ndërgjegjja që nuk e vë re gërryerjen e vet është ndërgjegjja që e meriton atë. Zgjimi i sotëm qytetar e ka ringjallur shpresën për Shqipërinë e Re, që duhet të rilind.

You Might Also Like

I dehur sulmoi dy policë e dëmtoi dollapët në stacionin policor – i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje
BDI: Dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti Shkup-Bllacë ishte përgatitur, financuar dhe proceduar që në kohën e qeverisjes së BDI-së
Shisnin kokainë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Mitrovicë
Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK – rasti po hetohet
Monitorim me dron, radar e makina inteligjente – Policia e Shtetit publikon pamje nga shkeljet në trafik

LEXO GJITHASHTU

Ambasadori i ri i SHBA’ve në Shqipëri, Andoni: Do e ketë një sy nga Kosova, interesi amerikan momentalisht është gazi
Ambasadori i ri i SHBA’ve në Shqipëri, Andoni: Do e ketë një sy nga Kosova, interesi amerikan momentalisht është gazi
Lajme
Çmimet e naftës bien ndërsa tregtarët presin qartësi mbi masat e “Ditës D ekonomike” nga SHBA
Çmimet e naftës bien ndërsa tregtarët presin qartësi mbi masat e “Ditës D ekonomike” nga SHBA
Lajme
Haradinaj: Kosova humbi një intelektual të shquar, Eqrem Kryeziu la gjurmë në arsim dhe politikë
Haradinaj: Kosova humbi një intelektual të shquar, Eqrem Kryeziu la gjurmë në arsim dhe politikë
Lajme
Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti
Paga reale bazë e punëtorëve iranianë është më shumë se përgjysmuar gjatë dekadës së fundit
Paga reale bazë e punëtorëve iranianë është më shumë se përgjysmuar gjatë dekadës së fundit
Lajme

You Might Also Like

Borxhi i shtetit ndaj sektorit privat arrin në 315 milionë euro
TOP Momenti

Borxhi i shtetit ndaj sektorit privat arrin në 315 milionë euro

August 25, 2026
Tahiri: 120 deputetëve po u mohohet ushtrimi i mandatit të fituar nga populli
TOP Momenti

Tahiri: 120 deputetëve po u mohohet ushtrimi i mandatit të fituar nga populli

August 25, 2026
Abdixhiku për vdekjen e Eqrem Kryeziut: LDK-ja dhe Kosova humbën një figurë të rëndësishme
TOP Momenti

Abdixhiku për vdekjen e Eqrem Kryeziut: LDK-ja dhe Kosova humbën një figurë të rëndësishme

August 25, 2026
VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit
TOP Momenti

VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?