By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Federatës Vatra në SHBA
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Federatës Vatra në SHBA
TOP Momenti

Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Federatës Vatra në SHBA

Momenti
Published: June 29, 2026

Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Federatës Vatra në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur më 27 qershor 2026 në SHBA.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të gazetës Dielli.

Your browser does not support the video tag.

Sipas postimi, dr. Elmi Berisha mori 22 vota, Dr. Pashko Camaj mori 8 vota dhe Adriatik Spahiu mori 4 vota nga 34 delegatë. Kandidati Dritan Haxhia u tërhoq nga gara. Kanunorja e re e Federatës Vatra kaloi me 24 vota. Mandati i kryetarit sipas Kanunores do të jetë 4 vjeçar.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Pas hymneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Gjyqtari Monitorues Judge John Ingram shpjegoi në detaje për delegatët dhe të pranishmit monitorimin, verifikimin, shqyrtimin e dokumentacionit dhe përgatitjet për Kuvendin e Vatrës që datojnë që nga vendimi i Gjykatësit Suprem të Neë York-ut Hon.Andreë J. Cohen me 31 mars 2026 dhe 5 qershor 2026 emërimin e Judge John Ingram si Monitorues të përgatitjeve dhe Kuvendit të Vatrës të 27 qershorit 2026. Përveç shpjegimeve dhe teknikaliteteve përgatitore, gjyqtari Monitorues Judge John Ingram bëri të ditur publikisht se delegati Ramiz Ndreu nuk mund të ishte prezent për shkak të një aksidenti dhe në prani të z.Ingram, vota iu delegua z.Anton Raja delegat nga Hudson Valley. Kryetari i Komisionit Përgatitor të Kuvendit z.Mondi Rakaj bëri apelin e delegatëve të pranishëm. Dr. Paulin Marku bëri kërkesë te Gjyqtari Monitorues për pjesëmarrje pasi plotësonte kushtin që parashikon Kanunorja, Judge John Ingram e lejoi pjesëmarrjen me dy delegatë.

Për të gjithë të pranishmit u prezantua video 40 min e arritjeve të Federatës Vatra dhe veprimtaria atdhetare, kulturore, patriotike e komunitare.

Gjyqtari Monitorues Ingram hodhi në votim drejtuesit e Kuvendit që fituan me shumicë dërrmuese të votave Dr. Dritan Demiraj – kryetar, Mehmet Kadria – nënkryetar dhe Mirela Kanini – sekretare. Gjyqtari

Monitorues Judge John Ingram zyrtarizoi kuorumin dhe certifikimin e delegatëve.

Dr. Elmi Berisha prezantoi punën atdhetare e komunitare të Vatrës dhe veprimtarinë Ëashington – Tiranë- Prishtinë. Z. Alfons Grishaj vlerësoi gjyqtarin e avokatin për drejtësinë e pastër kundër mashtrimit, gënjeshtrës, dizinformimit. Mjerimi moral, nazi-fashizmi, pabesia, mashtrimi e uzurpimi nuk mund të kenë vend në Amerikë, theksoi z.Grishaj. Ai gjithashtu vlerësoi dhe degët e Vatrës për punën e shkëlqyer kombëtare.

Arkëtari Besim Malota raportoi për shpenzimet, Dr. Pashko Camaj për Fondit e Studentëve dhe

Editori Sokol Paja për veprimtarinë e Diellit.

Votimi për kryetar të Federatës Vatra, Kanunores dhe çdo diskutim u monitorua, dhe gjykua nga John Ingram i cili në mënyrë demokratike hodhi në votim çdo pretendim të delegatëve.

Katër kandidatët për kryetar të Federatës Vatra: Dr. Elmi Berisha, Dr. Pashko Camaj, Adriatik Spahiu dhe Dritan Haxhia, prezantuan programin dhe platformën për zhvillimin e Federatës Vatra e gazetës Dielli, para delegatëve duke ngjallur shumë interes te delegatët. Përpara votimit kandidati Dritan Haxhia u tërhoq nga kandidimi. Votimi ishte demokratik, rezultati nuk u kundërshtua dhe nuk u apelua por u pranua prej të gjithë delegatëve 100%. Pas fitores

Dr. Berisha përshëndeti procesin zgjedhor demokratik dhe theksoi se Vatra do të jetë në shërbim të kombit dhe komunitetit shqiptar.

Editorja e gjuhës angleze në gazetën Dielli znj.Rafaela Prifti kërkoi një minutë heshtje për të gjithë ata që humbën jetën nga Kuvendi i vitit 2022.

Avokati Angelo Bisceglie dhe ndihmësi Joseph Mure para të pranishmëve prezantoi ndryshimet kanunore që saktësojnë pastërtisht e qartësisht nene të Kanunores së Vatrës nga 1926 deri 2022 të cilat ishin evazive, jo të qarta dhe kundërshtuese me njëri-tjetrin që i kanë shkaktuar Vatrës sherre, zënka, dëm ekonomik, kaos dhe humbje kohe. Z. Kolec Ndoja dha shpjegime të detajuara mbi ligjshmërinë dhe rëndësinë e votimit të Kanunores.

Vatra Boston përmes Flamur Vezaj kërkoi mos votimin e ndryshimeve Kanunore për shkak të kohës së pamjaftueshme të shqyrtimit. Kujtim Porja e Paulin Marku kërkuan shtyrje të votimit të Kanunores. Pas diskutimeve të forta, pretendimeve të palëve dhe nën drejtimin, monitorimin dhe vendimin e Judge John Ingram, Kanunorja u hodh në votim dhe mori 24 vota pro, 7 kundër nga 34 delegatë.

Punimet e këtij Kuvendi, regjistrimet, dokumentacioni, pretendimet, dhe çdo gjë tjetër që lidhet me Kuvendin do i përcillet Gjykatësit Suprem Hon.Andreë J. Cohen prej Gjyqtarit Monitorues Judge John Ingram. Në përfundim të Kuvendit Vatra shtroi drekë për të gjithë të pranishmit. Kuvendi u mbyll me sukses dhe pa pretendime të kandidatëve mbi votimin dhe rezultatet. Procesi në çdo moment u monitorua, drejtua dhe miratua në çdo akt nga Gjyqtari Monitorues Judge John Ingram.

Kuvendi u ndoq nga gazetari Halil Mula dhe u regjistrua zyrtarisht prej producentit z.Nazim Salihu “Noli Tv” dhe fotografit Gerolld Nikoliqi. /Telegrafi/


You Might Also Like

Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen
VLEN dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës
Pllana: Medreseja “Alauddin” dhe prof. Naim Tërnava dhanë kontribut të madh për UÇK-në
Papa Leone XIV kërkon rregulla etike për IA-në: Njerëzimi rrezikon të bëhet viktimë e shpikjeve të veta
Studimi: Ëmbëlsuesi i përdorur te çamçakëzët lidhet me rritje të rrezikut për infarkt dhe goditje në tru

LEXO GJITHASHTU

Cristiano Ronaldo shënon golin e fitores, Al Nassr siguron fitoren e katërt radhazi
Cristiano Ronaldo shënon golin e fitores, Al Nassr siguron fitoren e katërt radhazi
TOP Momenti
Java vendimtare për marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, Kërçeli: Besoj se do të ketë marrëveshje
Java vendimtare për marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, Kërçeli: Besoj se do të ketë marrëveshje
TOP Momenti
Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit
Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit
TOP Momenti
Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
TOP Momenti
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
TOP Momenti

You Might Also Like

1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
TOP Momenti

1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë

August 29, 2026
Kur duhet të ndaloni së fjeturi në shpinë gjatë shtatzënisë?
TOP Momenti

Kur duhet të ndaloni së fjeturi në shpinë gjatë shtatzënisë?

August 29, 2026
“Këndi i Debatit” 28.08.2026
TOP Momenti

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

August 29, 2026
Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit
TOP Momenti

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?