By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dogana e Kosovës parandalon tentativën për kontrabandim të mallrave të padeklaruara në Vërmicë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dogana e Kosovës parandalon tentativën për kontrabandim të mallrave të padeklaruara në Vërmicë
TOP Momenti

Dogana e Kosovës parandalon tentativën për kontrabandim të mallrave të padeklaruara në Vërmicë

Momenti
Published: July 28, 2026

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandim të mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, një zyrtar doganor ka përzgjedhur për kontroll të detajuar një automjet me targa të huaja.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë kontrollit fizik të bagazhit është konstatuar se automjeti transportonte mallra të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.

“Sipas vlerësimit paraprak të Sektorit të Vlerësimit Doganor, vlera e mallit të padeklaruar është rreth 8 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Dogana vlerësoi se falë vigjilencës së zyrtarëve është parandaluar futja e paligjshme e mallrave në territorin doganor të Kosovës.

“Veprime të tilla cenojnë konkurrencën e ndershme, dëmtojnë ekonominë vendore dhe shmangin detyrimet fiskale të përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, theksohet në njoftim.

Sipas Doganës, shtetasi i huaj nuk e kishte deklaruar mallin gjatë hyrjes në territorin doganor të Republikës së Kosovës, ndaj tij është iniciuar procedurë kundërvajtëse në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave, për mosdeklarimin e mallrave.

Dogana e Kosovës rikujtoi se çdo mall që hyn ose del nga territori doganor i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet pranë autoriteteve kompetente, duke theksuar se mosrespektimi i këtij detyrimi ligjor mund të sjellë pasoja administrative, kundërvajtëse ose penale.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë me vendosmëri legjislacionin doganor, duke ndërmarrë masa efektive kundër kontrabandës dhe çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe sigurimin e një tregtie të drejtë dhe transparente”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Petrushevski: Standardet e dyfishta të LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit kanë dalë përsëri në pah
Kontestet e punës zvarriten deri në 18 vjet, zbulon raporti i FOL-it
Shala rrëfen historinë e humanizmit para luftës: Si donatori Svirca dhe mjeku Demolli ngritën maternitetin ku u lindën mbi 13 mijë fëmijë
Nxënësit e vitit të parë në shkollat e mesme në Shkup do të marrin uniforma falas
Mos klikoni në këto linke, Policia e Shtetit paralajmëron për sulme ndaj llogarive në WhatsApp

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur
TOP Momenti

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

July 28, 2026
ESHA zbuloi mangësi serioze në punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoni
TOP Momenti

ESHA zbuloi mangësi serioze në punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoni

July 28, 2026
Urdhër kontrolli për falsifikim dokumentesh të veturave nga Koreja e Jugut, sekuestrohen pesë vetura
TOP Momenti

Urdhër kontrolli për falsifikim dokumentesh të veturave nga Koreja e Jugut, sekuestrohen pesë vetura

July 28, 2026
LSDM: OBRM-PDUKM nuk mund t’i bind njerëzit në Gostivar se ata nuk kanë faj
TOP Momenti

LSDM: OBRM-PDUKM nuk mund t’i bind njerëzit në Gostivar se ata nuk kanë faj

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?