By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Hapat nga Agjenda reformuese për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin më të mirë të financave publike janë përmbushur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimitrieska-Koçoska: Hapat nga Agjenda reformuese për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin më të mirë të financave publike janë përmbushur
TOP Momenti

Dimitrieska-Koçoska: Hapat nga Agjenda reformuese për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin më të mirë të financave publike janë përmbushur

Momenti
Published: July 1, 2026

Nga Ministria e Financave thonë se kanë shënuar progres të theksuar në zbatimin e Agjendës reformuese 2024–2027, me fokus të fuqishëm mbi transparencën, llogaridhënien dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Nga ministria thonë se reformat e zbatuara janë thelbësore për përforcimin e kapaciteteve të shtetit për të absorbuar në mënyrë efikase, përkatësisht për të siguruar dhe menaxhuar mjetet e BE-së.

“Ministria e Financave ka përmbushur tetë hapa, nga gjithsej 22 hapa që vendi ka përmbushur dhe që rezultuan me aprovimin e 142.1 milionë eurove në kuadër të Agjendës reformuese”, thonë nga MF.

Your browser does not support the video tag.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në takimin e punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kushtuar realizimit të Agjendës reformuese dhe prioriteteve në procesin e integrimit evropian të vendit, theksoi se Instrumenti i reformave dhe rritjes është nxitës krucial i reformave që do të përforcojnë institucionet publike, do të përmirësojnë menaxhimin, do të stimulojnë rritjen ekonomike dhe do të përshpejtojnë rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ajo theksoi se përkushtimi i Komisionit Evropian për përkrahjen e përpjekjeve tona për reforma përmes takimeve të rregullta monitoruese dhe sigurimit të asistencës teknike na ndihmon të përparojmë në fushat kryesore politike.

Your browser does not support the video tag.

“Si pjesë e Agjendës reformuese, Ministria e Financave përmbushi hapin që lidhet me përforcimin e kontrollit të brendshëm financiar publik, ku me miratimin e Ligjit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik është arritur harmonizimi i plotë me standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së”.

“Gjithashtu, mbi 80% e shfrytëzuesve buxhetorë në nivel qendror dhe 75% në nivel lokal dorëzojnë raporte për revizionet e brendshme të kryera, ndërsa mbi 70% e shfrytëzuesve buxhetorë primarë në nivel qendror kanë hartuar dokument për menaxhimin e risqeve, duke përfshirë edhe riskun e korrupsionit dhe risqet e identifikuara i evidentojnë në planet për lehtësimin e tyre”.

“Më tej është edhe përforcimi i sistemit të prokurimeve publike, përkatësisht shfrytëzimi i ankandeve për prokurime gjatë vitit fiskal 2025 është ulur në maksimum prej 40% të prokurimeve, duke arritur kështu qëllimin e përcaktuar për përdorimin e e-ankandeve. Përveç kësaj, pjesëmarrja e tyre mbetet nën pragun maksimal të përcaktuar në Agjendën reformuese, duke kontribuar në rritjen e transparencës, konkurrencës dhe efikasitetit”.

“Po ashtu, është shënuar progres në zbatimin e Ligjit të Buxheteve, si dhe në avancimin e reformave në fushën e menaxhimit të investimeve publike. Në fushën e menaxhimit të investimeve publike, pas miratimit të Rregullores së menaxhimit të investimeve publike, Ministria e Financave ka përgatitur dhe publikuar edhe udhëzime për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe Manualin për procesin e menaxhimit të investimeve publike, si dhe ka zhvilluar trajnim për të punësuarit në sektorin publik për zbatimin e tyre. Lista përfundimtare prioritare e projekteve të investimeve publike u miratua nga ky komitet në muajin maj të vitit 2026, ndërsa hapi i radhës është miratimi i saj nga Qeveria”.

“Po ashtu, është zhvilluar zgjidhja e përkohshme e TI-së, e cila është plotësuar me të dhëna nga konceptet e aprovuara të projekteve dhe raportet e monitorimit, ku në këtë mënyrë është siguruar baza e centralizuar e të dhënave që përfshin si projektet në proces e sipër, ashtu edhe projektet e reja në nivel nacional, duke mbështetur përzgjedhjen e projekteve kandidate buxhetore dhe monitorimin e zbatimit financiar të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Gjatë periudhës së kaluar, si pjesë e Agjendës reformuese janë miratuar të gjitha 17 aktet nënligjore të parashikuara me Ligjin e Buxheteve.

You Might Also Like

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova
Nikollovski: Shkarkimi i Tripunovskit është fitore për bujqit
​Kusari-Lila: Mospajtimet brenda partive mund ta bllokojnë krijimin e institucioneve
Aliu: Derisa jam ministër do të kontribuoj në sistemin shëndetësor
Islami: Politikat e Vuçiqit ndryshojnë në formë, por jo në përmbajtje – qëllimet mbeten të njëjta me ato të Millosheviqit

You Might Also Like

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave
TOP Momenti

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave

July 1, 2026
Mickoski: Kam marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj
TOP Momenti

Mickoski: Kam marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj

July 1, 2026
​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë
TOP Momenti

​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë

July 1, 2026
Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri në dyshim për shkak të ngurrimit të SHBA-së dhe shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes
TOP Momenti

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri në dyshim për shkak të ngurrimit të SHBA-së dhe shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?