By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dhuna mes të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dhuna mes të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante
TOP Momenti

Dhuna mes të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante

Momenti
Published: May 30, 2026

Gjendja me dhunën ndërmjet të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante. Prandaj urgjentisht duhet të ashpërsohen politikat ndëshkuese, përmes shqiptimit të masave dhe dënimeve më të rrepta, thotë profesori Risto Reçkoski.

Edhe pse në Ohër ekziston një burg i specializuar për të mitur, kapaciteti i tij është shumë pak i shfrytëzuar.

Your browser does not support the video tag.

“Burgu ynë për të mitur në Ohër punon me kapacitet të zvogëluar, ndërsa kemi shkelës jashtë. Mendoj se ligji duhet më shumë t’i mbrojë fëmijët shembullorë, sesa shkelësit. Fëmijë të tillë menjëherë duhet të dërgohen në burg për të mitur? Mendoj se kjo do të tregojë edhe preventivë, shembull ndaj dikujt tjetër se sistemi absolutisht duhet të reagojë në kohë, që të parandalojmë dhuna të tjera më të mëdha. Së fundmi patëm një paralajmërim në Manastir për një dhunë të mundshme përmes rrjeteve sociale, duhet në mënyrë alarmante dhe provuese të reagojmë si sistem të gjithë“, deklaroi Risto Reçkoski-profesor universitar.

Sipas të tjerëve, problemi nuk qëndron aq shumë te ligjet, sepse shteti ka zgjidhje të përshtatshme ligjore që janë në kuadër të normativave evropiane, problemi është më shumë në veprimin e institucioneve. Disa të tjerë mendojnë se duhet të punohet shumë më tepër në edukimin e fëmijëve që nga mosha më e hershme.

“Problemi është më shumë në zbatimin e tyre dhe në koordinimin ndërmjet institucioneve të ndryshme që kanë kompetenca në këtë fushë, këtu para së gjithash mendoj në policinë dhe qendrat për punë sociale dhe gjykatat. Shpresoj që falë edhe këtyre situatave të pakëndshme që i ndjekim çdo ditë, këto institucione më në fund do të funksionojnë me kapacitet të plotë sepse kanë kompetenca, megjithatë disi ky problem shihet jo mjaftueshëm seriozisht, ndërsa ai është i rëndësishëm dhe serioz“, tha Dejan Mickoviq-profesor universitar.

“Që në moshë parashkollore dhe në çerdhe të flitet se dhuna është e dënueshme. Dhe për këtë arsye propozojmë që në legjislacionin familjar të parashihet një normë, ku ndëshkimi fizik i fëmijëve është i dënueshëm ose i ndaluar. Një nga normat që është paraparë në të gjitha legjislacionet bashkëkohore familjare. Ne çfarëdo ligjesh dhe zgjidhjesh të sjellim, nëse në praktikë institucionet nuk i kryejnë kompetencat e tyre, ne do të kemi probleme“.

Sulmi me mjet të mprehtë në shkollë, rrahja në park e një vajze të mitur, e poshtëruar dhe e incizuar me telefon mobil, janë vetëm një pjesë e shembujve të periudhës së kaluar për dhunë ndër më të rinjtë. Nga fillimi i vitit deri te Ministria e Arsimit janë raportuar 34 raste të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve./Alsat.mk.

You Might Also Like

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja

LEXO GJITHASHTU

Emilia Rexhepi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
Emilia Rexhepi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
Lajme
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Lajme
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Lajme
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Lajme
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Lajme

You Might Also Like

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve

September 13, 2026
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

September 13, 2026
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”

September 13, 2026
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti

Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?