Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në oborr të Kuvendit ka folur për çështjen e mbylljes së Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se s’është e vërtetë që është mbyllur për opozitën dhe sipas saj kjo është një praktikë që ndiqet sa herë që nuk ka ndonjë seancë të ftuar zyrtarisht, shkruan Express.
“Kushdo që thotë se dyert e kuvendit janë mbyllur për opozitën s’e thotë të vërtetën. Ato gjithmonë janë mbyllur. Ne s’kemi parë këkresë për seancë të jashtëzakonshme. Por janë edhe disa mënyra se si thirret seanca e Kuvendit, mund ta thërras qeveria. Por s’ka ndodhur asnjëra, dhe s’ka pasur askush përgjegjësi që dikush nga administrata të vijë. Në momentin që thirret seanca, dyert hapën dhe gjithë stafi i administratës të vijnë. Thrras që deputetët të mos akuzojnë askënd, sepse s’ka pasur asnjë tendencë. Por rregullorja e Kuvendit cakton rregullat”, ka thënë Haxhiu.

The post Deputetja Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë appeared first on Gazeta Express.

