By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputetja e VV-së: Abdixhiku po provokohet sikur po i nënshtrohet dikujt për çështjen e presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputetja e VV-së: Abdixhiku po provokohet sikur po i nënshtrohet dikujt për çështjen e presidentit
Lajme

Deputetja e VV-së: Abdixhiku po provokohet sikur po i nënshtrohet dikujt për çështjen e presidentit

Momenti
Published: August 27, 2026

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po provokohet sikur po i nënshtrohet një partie politike sa i përket çështjes së presidentit. 

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se partia të cilës i takon, i konsideron të gjitha partitë barabartë sa i përket diskutimeve për këtë çështje. 

Your browser does not support the video tag.

“Po e shoh që liderin e LDK-së e vënë në situata ku vazhdimisht e provokojnë thuajse ata janë duke iu nënshtruar dikujt apo ndonjë subjekti, gjë që nuk qëndron. Pavarësisht se ne jemi në aspektin e numrave shumë më mirë, i konsiderojmë të gjithë barabartë kur bisedojmë për çështjen e presidentit”, ka thënë ajo. 

Derisa ka folur për mundësinë e zgjedhjes së presidentit me votat e siguruara nga LDK-ja, Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se uron që brenda kësaj partie të mos ketë situata që janë parë kohët e fundit.

“LDK-ja ka qenë në një situatë jo të lakmueshme brenda subjektit të vet, ka pasur pak ndasi mes deputetëve, ka qenë momentum jo edhe i lehtë për LDK-në. Uroj që tani kanë unitet brenda grupit”, ka thënë ajo.

E pyetur për kallëzimet penale të PDK-së dhe Aleancës lidhur me mbajtjen e dy pozitave – ministrit dhe deputetit – Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se ata që i mbajnë këto pozita janë vetëm ushtrues detyrë dhe kanë kufizime të qarta se deri ku mund të shkojnë me vendimmarrje. 

“Për asnjë moment shteti nuk mund të mbetet në pozita vakante, shteti nuk i ka obliguar të japin dorëheqje sepse janë pozita në detyrë nga mandati i kaluar, jo nga kjo legjislaturë e zgjedhur. Janë shumë të qarta kufizimet se deri ku mund të jetë një vendimmarrje për një ushtrues detyre”, ka thënë ajo. /Koha

The post Deputetja e VV-së: Abdixhiku po provokohet sikur po i nënshtrohet dikujt për çështjen e presidentit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

”Vanity Fair”: Leone XIV ndër 10 personat e veshur më mirë në botë
Rusia intensifikon sabotimin – Hakerët pro-rusë sulmojnë shërbimet dixhitale të Norvegjisë
Përmbytjet katastrofike në kufirin Nepal-Tibet vrasin të paktën 165 persona
Në Shqipëri shkojnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
Mark Zuckerberg kishte në plan zëvendësimin e stafit të Meta-s me IA, ja si dështoi

LEXO GJITHASHTU

Vdes në moshën 83-vjeçare Peter Nadas, gjiganti i letërsisë hungareze
Vdes në moshën 83-vjeçare Peter Nadas, gjiganti i letërsisë hungareze
Lajme
Operacioni antidrogë në Kuvajt: kapet sasia më e madhe e drogës në vend, me vlerë 490 milionë dollarë
Operacioni antidrogë në Kuvajt: kapet sasia më e madhe e drogës në vend, me vlerë 490 milionë dollarë
Lajme
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
TOP Momenti
Policia në Sydney heton vdekjen e një vajze të mitur, dyshohet se u mbyt gjatë marrëdhënies seksuale
Policia në Sydney heton vdekjen e një vajze të mitur, dyshohet se u mbyt gjatë marrëdhënies seksuale
Lajme
Miratohet ilaçi për kancerin e pankreasit që pothuajse dyfishon shanset për mbijetesë
Miratohet ilaçi për kancerin e pankreasit që pothuajse dyfishon shanset për mbijetesë
Lajme

You Might Also Like

Vdes aktori i njohur Tim Curry
Lajme

Vdes aktori i njohur Tim Curry

August 27, 2026
Autoritetet nepaleze: 33 shtetas britanikë të zhdukur pas përmbytjeve
Lajme

Autoritetet nepaleze: 33 shtetas britanikë të zhdukur pas përmbytjeve

August 27, 2026
Shkencëtarët paralajmërojnë: Bota po përballet me rrezik në rritje nga ekstremet klimatike
Lajme

Shkencëtarët paralajmërojnë: Bota po përballet me rrezik në rritje nga ekstremet klimatike

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rrejshme për zjarret në Serbi
Lajme

Si u përfshi Kosova në lajmet e rrejshme për zjarret në Serbi

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?