By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputeti i VV-së për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputeti i VV-së për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen
Lajme

Deputeti i VV-së për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Momenti
Published: August 4, 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka shprehur optimizëm se takimi i së martës mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të rezultojë me një marrëveshje politike për zhbllokimin e institucioneve.

Qorrolli tha se pret që LDK-ja të marrë pjesë në negociata me frymë konstruktive dhe të tregojë gatishmëri për një marrëveshje.

Your browser does not support the video tag.

“Ne besojmë që LDK-ja do ta ketë guximin. Ata janë grupi i tretë më i madh, me 18 deputetë. Besojmë që takimi i nesërm do të kalojë në një frymë konstruktive, që mund të sjellë rezultat, i cili në gjykimin tim është i mundshëm dhe pozitiv, e që mund të çojë në një marrëveshje mes dy subjekteve”, ka thënë Qorrolli.

Ai shtoi se negociatat mes dy partive po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe se fokusi është krijimi i institucioneve stabile.

“Negociatat, sikurse edhe nesër, kanë një relaks të jashtëzakonshëm mes dy partive. Ne mbesim shumë besimplotë që LDK-ja do ta ketë kurajën të negociojë mbi premisa politike që do t’i ofrojnë Kosovës institucione stabile katërvjeçare. Më e rëndësishme sesa emrat është që Kosova të ketë institucione me legjitimitet të plotë për katër vjet”, u shpreh ai.

I pyetur nëse LVV-ja është e gatshme për një marrëveshje ku LDK-ja të jetë pjesë e qeverisë, Qorrolli tha se në tavolinën e negociatave nuk ka tema të ndaluara, por se posti i kryeministrit nuk është i negociueshëm.

“Jemi brenda rregullave të lojës politike dhe të konsensusit politik. Nuk besoj se do të ketë tema tabu. Do të flitet për gjithçka. Institucioni i kryeministrit është i pakontestueshëm dhe ai do të jetë Albin Kurti. Ndërkohë, për pozitat e tjera besoj se do të gjendet një formulë në kuadër të një marrëveshjeje politike, ku do të negociohet pjesëmarrja në qeveri, përbërja e saj dhe më pas edhe pozita e presidentit”, deklaroi ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Qorrolli tha se LVV-ja nuk e mbështet një mandat të dytë për presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për presidenten Osmani. LVV nuk preferon që të jetë sërish presidente. Ne duam një emër konsensual, që mund të jetë më afër vlerave që ndajnë dy partitë politike. Për momentin nuk ka dakordim për emrin e saj, madje as brenda grupit parlamentar”, tha ai.

Në fund, ai shtoi se, sipas njohurive të tij, brenda Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ekziston mbështetje unanime për rikandidimin e Osmanit.

“E kam bërë të ditur disa herë se nuk bëhem ‘macja e zezë’, por me sa di unë, brenda grupit parlamentar nuk ka pajtueshmëri për kandidaturën e saj. Ka shumë deputetë që kanë thënë se nuk e pëlqejnë Osmanin për presidente”, theksoi Qorrolli. /Teve1

The post Deputeti i VV-së për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’

LEXO GJITHASHTU

KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
TOP Momenti
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
TOP Momenti
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
TOP Momenti
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
TOP Momenti
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
TOP Momenti

You Might Also Like

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
Lajme

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua

August 24, 2026
“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua
Lajme

“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua

August 24, 2026
Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë
Lajme

Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë

August 24, 2026
Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL
Lajme

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?