By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dënimi ndaj katërshes së UÇK-së, GLPS: Zhgënjim i thellë, është vetëm një e vërtetë historike – Kosova ishte viktima e luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dënimi ndaj katërshes së UÇK-së, GLPS: Zhgënjim i thellë, është vetëm një e vërtetë historike – Kosova ishte viktima e luftës
TOP Momenti

Dënimi ndaj katërshes së UÇK-së, GLPS: Zhgënjim i thellë, është vetëm një e vërtetë historike – Kosova ishte viktima e luftës

Momenti
Published: September 17, 2026

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar sot pas vendimit të së mërkurës së Gjykatës Speciale ku dënoi me 81 vjet katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

GLPS theksoi se shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit përbën një nga momentet më të rënda dhe më të ndjeshme për shoqërinë tonë.

“Për një popull që ende jeton me dhimbjen e luftës, që vazhdon të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të zhdukurit dhe që e ka përjetuar luftën si një përpjekje për çlirim nga një regjim agresor dhe shtypës, ky aktgjykim nuk mund të trajtohet si një vendim i zakonshëm gjyqësor. Ai prek drejtpërdrejtë kujtesën kolektive, dinjitetin e viktimave dhe shtetin tonë”, thuhet në reagim

Your browser does not support the video tag.

GLPS shpreh zhgënjimin e thellë ndaj aktgjykimit dhe dënimeve të shqiptuara ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe konsideron se përfundimet e këtij aktgjykimi duhet të shqyrtohen me rigorozitet të plotë, paanshmëri dhe drejtësi në shkallën e ankimimit.

Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim

“Në këtë drejtim, presim që Dhoma e Apelit të luajë rolin e saj në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme dhe të jetë në gjendje të shqyrtojë në mënyrë të pavarur dhe në kohë të arsyeshme nëse përfundimet e shkallës së parë janë të mbështetura në ligj dhe në prova, pa qenë e lidhur nga përfundimet e saj.

Është e papranueshme që pesha e akuzave të tilla të vazhdojë të rëndojë mbi individët dhe kujtesën e një shoqërie. Pozita politike apo ushtarake nuk mundet që me automatizëm të cilësojë si fajtor askënd nëse nuk provohet lidhja kauzale shkak-pasojë me prova bindëse, justifikim të plotë dhe të ligjshëm të zhvilluar në një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm”, thuhet më tej.

Për GLPS-në ky aktgjykim duhet të vlerësohet në kontekstin e plotë të luftës në Kosovë dhe të praktikës së drejtësisë ndërkombëtare për krimet e kryera ndaj popullsisë civile.

“E drejta ndërkombëtare nuk mund të funksionojë mbi standarde të dyfishta. Në këtë aspekt, është thelbësore të merret parasysh mënyra se si drejtësia ndërkombëtare ka trajtuar rastet e zyrtarëve të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të aparatit shtetëror serb të gjykuar për krimet shtetërore të kryera me planifikim në Kosovë. Ky disproporcion kërkon shqyrtim serioz dhe nuk mund të relativizohet apo të lihet jashtë debatit mbi drejtësinë për luftën në Kosovë.

Drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e barabartë në standarde, por jo e verbër ndaj kontekstit, raportit të forcave dhe pozitës së viktimës dhe agresorit, e që këto pozicione janë të njohura botërisht. Çdo përpjekje për ta trajtuar këtë luftë sikur palët kanë pasur të njëjtën pozitë historike, politike dhe juridike është një minim i realitetit të luftës në Kosovë dhe i raportit thellësisht të pabarabartë në të cilin palët kanë hyrë dhe kanë vepruar gjatë saj”, thuhet në reagim.

GLPS më tej thekson se ky aktgjykim vjen pas një procesi penal jashtëzakonisht të gjatë, i cili ka zgjatur me vite dhe ka pasur pasoja të rënda për ish-krerët e UÇK-së, e që në praktikë ka cenuar një nga parimet themelore të drejtësisë që është gjykimi në kohë të arsyshme.

“Gjatë këtij procesi janë ngritur çështje që lidhen me barazinë e armëve, drejtësinë në administrimin e provave, pavarësinë dhe zbatimin praktik të standardeve të të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim, përmbledhja e aktgjykimit nuk i adreson aspektet thelbësore të identifikuara në raportin e Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), sa i përket të drejtave të njeriut. Ndër të tjera, mënyra se si duket që janë trajtuar dhe vlerësuar provat në këtë proces krijon shqetësime serioze se standardi i provës përtej dyshimit të arsyeshëm është cenuar në mënyrë serioze. Këto çështje nuk mund të anashkalohen në vlerësimin e këtij aktgjykimi dhe të procesit të gjatë që i ka paraprirë atij.

Respektimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk kërkon heshtje përballë vendimeve të tij. Përkundrazi, kërkon që kritika të mbështetet në fakte dhe që çdo gabim i konstatuar të korrigjohet përmes mjeteve ligjore”, thuhet më tej.

Dënimi ndaj katërshes së UÇK-së, Joseph: Shokues – Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Grupi për Studime Juridike dhe Politike thekson se duhet të përsërisim një të vërtetë historike të padiskutueshme: Kosova ishte viktima e luftës.

“Populli i Kosovës përjetoi vrasje, masakrime, dëbime masive, forma të ndryshme të dhunës dhe terror ndaj popullatës civile. Lufta e UÇK-së ishte rezistencë dhe luftë për çlirim nga një regjim shtypës dhe agresor i cili kreu krime ndaj popullatës të pafajshme civile, ndërsa sakrifica e qytetarëve të Kosovës për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë ishte kundërpërgjigjje e domosdoshme dhe nuk mund të vihet asnjëherë dhe nga askush në pikëpyetje.

Në këtë fazë, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet unitet institucional dhe shoqëror për ta trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi procesin e mëtutjeshëm në Dhomat e Specializuara. E drejta për ankesë është pjesë e vetë procesit gjyqësor dhe duhet të shfrytëzohet përmes një qasjeje të koordinuar, profesionale dhe të bazuar në argumente juridike. Përtej dallimeve politike dhe qëndrimeve individuale, institucionet e Kosovës duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e një procesi të rregullt dhe të drejtë të apelit. Në një moment kaq të ndjeshëm, uniteti, maturia institucionale dhe mbështetja e fuqishme për një proces ligjor të drejtë janë thelbësore. Ky moment nuk kërkon përçarje, por qetësi dhe bashkim rreth parimeve të drejtësisë, të së vërtetës, rezistencës dhe luftës së drejtë të UÇK-së dhe të mbrojtjes së dinjitetit të Kosovës”. /Telegrafi/

You Might Also Like

GJKKO cakton masën e “Arrestit në shtëpi” dhe pezullon nga detyra shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Tre të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture
Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar
Shtatë ditë protesta në Prishtinë, Haziri: Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
​Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat e radhës lidhur me Specialen

LEXO GJITHASHTU

Arifi: Kosova është shndërruar në shtet jofunksional, pas vendimit në Hagë nuk pati veprim institucional
Arifi: Kosova është shndërruar në shtet jofunksional, pas vendimit në Hagë nuk pati veprim institucional
Lajme
Çlirim Haziri fton qytetarët në ditën e shtatë të protestës: Një javë në shesh, nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
Çlirim Haziri fton qytetarët në ditën e shtatë të protestës: Një javë në shesh, nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
Lajme
Macron pas takimit me Trumpin: Bisedimet për Detin e Kuq dhe Ukrainën ishin “shumë konstruktive”
Macron pas takimit me Trumpin: Bisedimet për Detin e Kuq dhe Ukrainën ishin “shumë konstruktive”
Lajme
“Prizreni në këmbë”, organizohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së
“Prizreni në këmbë”, organizohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së
Lajme
G7 i kërkon Iranit të ndalojë armatosjen e Huthëve në Jemen
G7 i kërkon Iranit të ndalojë armatosjen e Huthëve në Jemen
Lajme

You Might Also Like

Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia në pikën kufitare në Gjueshevë
TOP Momenti

Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia në pikën kufitare në Gjueshevë

September 22, 2026
Një i arrestuar dhe dy të intervistuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
TOP Momenti

Një i arrestuar dhe dy të intervistuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

September 22, 2026
VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet
TOP Momenti

VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet

September 22, 2026
Aksident mes trenit dhe një veture në Klinë, tre persona të lënduar
TOP Momenti

Aksident mes trenit dhe një veture në Klinë, tre persona të lënduar

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?