By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Demokraci Plus: 81% e qytetarëve besojnë se barnat ende shiten me çmime të ndryshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Demokraci Plus: 81% e qytetarëve besojnë se barnat ende shiten me çmime të ndryshme
TOP Momenti

​Demokraci Plus: 81% e qytetarëve besojnë se barnat ende shiten me çmime të ndryshme

Momenti
Published: August 3, 2026

Organizata Demokraci Plus (D+) ka publikuar analizën “Transparenca dhe zbatimi i rregullimit të çmimeve të produkteve medicinale në Kosovë”, në të cilën vlerëson zbatimin e reformës për nivelizimin e çmimeve të barnave në të gjitha barnatoret e vendit.

Sipas analizës, miratimi i ligjit ishte një hap i domosdoshëm, pasi për më shumë se dy dekada qytetarët paguanin çmime të ndryshme për të njëjtin produkt medicinal, ndërsa institucionet publike në disa raste blinin barna me çmime më të larta se ato të tregut. Megjithatë, D+ vlerëson se zbatimi i reformës u vonua për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme institucionale. Edhe pse ligji hyri në fuqi në vitin 2023, Lista e parë Zyrtare e Çmimeve nisi të zbatohej vetëm në shkurt të vitit 2025.

Your browser does not support the video tag.

Analiza thekson se periudha tranzitore u shoqërua me vështirësi, si mungesa e çmimeve të deklaruara për disa produkte, paqartësi në trajtimin e stoqeve ekzistuese dhe mungesa të përkohshme të disa barnave, përfshirë tretësirat infuzive NaCl.

Në kuadër të hulumtimit, D+ realizoi edhe një anketë me qytetarët. Sipas rezultateve, rreth 81 për qind e tyre vazhdojnë të perceptojnë dallime në çmimet e barnave, ndërsa 40 për qind nuk janë të informuar se çmimi zyrtar i produktit medicinal është i shënuar në banderolë. Vetëm 5 për qind e të anketuarve kanë raportuar ndonjëherë raste të dyshuara të mospërputhjes së çmimeve.

Analiza identifikon edhe mangësi në modelin aktual të rregullimit të çmimeve. Sipas D+, ligji nuk parashikon negociimin e drejtpërdrejtë të çmimeve me kompanitë farmaceutike në situata të jashtëzakonshme, ndërsa marzha maksimale prej 7.5 për qind dhe mungesa e definimit të qartë të “shpenzimeve të tjera” mund të ndikojnë në furnizimin e tregut me produkte të caktuara. Gjatë vitit 2026 janë tërhequr autorizimet e marketingut për 33 produkte origjinatore, duke ngritur shqetësime për sigurinë e furnizimit.

D+ thekson gjithashtu se nivelizimi i çmimeve nuk ka ndalur kontrabandën e barnave. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025 janë konfiskuar 1.823.30 kilogramë produkte medicinale me vlerë mbi 93 mijë euro.

Në fund, organizata rekomandon rishikimin e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale, përcaktimin më të qartë të kompetencave institucionale, rishikimin e marzhës prej 7.5 për qind, krijimin e bazës ligjore për negociimin e drejtpërdrejtë të çmimeve në raste të jashtëzakonshme dhe forcimin e mekanizmave që garantojnë zbatim më të qëndrueshëm të reformës. /KP/

You Might Also Like

CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi
Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
MASh u bën thirrje prindërve të mos nxitojnë me blerjen e teksteve shkollore

LEXO GJITHASHTU

Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje!
Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje!
Lajme
Themeluesi i gjigantit kinez të pasurive të paluajtshme Evergrande dënohet me burgim të përjetshëm
Themeluesi i gjigantit kinez të pasurive të paluajtshme Evergrande dënohet me burgim të përjetshëm
Lajme
Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Lajme
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Lajme
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Lajme

You Might Also Like

Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
TOP Momenti

Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK

August 20, 2026
Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
TOP Momenti

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

August 20, 2026
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari

August 20, 2026
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti

Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?