By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Debat i ashpër në KGJK për dorëheqjet e serbëve, dështon mbledhja për kuorum
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Debat i ashpër në KGJK për dorëheqjet e serbëve, dështon mbledhja për kuorum
Lajme

Debat i ashpër në KGJK për dorëheqjet e serbëve, dështon mbledhja për kuorum

Momenti
Published: July 24, 2026

Pas Këshillit Prokurorial, radha ishte që Këshilli Gjyqësor ta kthente në diskutim e vendimmarrje një çështje të rëndësishme, pas disa vitesh në sirtar.

Por, mbledhja e këtij institucioni, që në pikët e 9 të rendit të ditës e parashihte trajtimin e letrave të dorëheqjeve të gjyqtarëve serb, ka dështuar në mungesë kourumi.

Në fakt, anëtarët as që arritën të diskutonin për ndonjë nga pikat pasi që debati, fillimisht shpërtheu për rendin e ditës.

Your browser does not support the video tag.

“Do të duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, meqenëse prej dorëheqjes së tyre këta janë mbajtur në sistem pa ndonjë bazë kushtetuese dhe ligjore dhe KGJK si institucion është dashur të vendos që moti këtë çështje dhe të mos jetë sot objekt. Mirëpo pse nuk është bërë kjo ndoshta ju e dini si kryesues”, deklaroi anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, është përgjigjur se nuk mund të japë përgjegjësi për këtë çështje, pasi sipas tij, ai është emëruar së fundmi në pozitën e kryesuesit.

“Nuk mund të më mbash përgjegjës, nuk kam obligim as përgjigje me të dhënë, ti do të merresh vëmendje, nuk është korrekte nga ana juaj. Mund të ju pyes se prej që jeni zgjedhuar anëtarë këshilli cilat kanë qenë kërkesat tuaja.Kjo cështje është aktualizuar nga momenti kur ushtruesja e presidentes ka paraqit kërkesën në Këshill për të cilën iu kam njoftuar”, deklaroi Thaqi.

Disa nga anëtarët kërkonin përgjegjësi për mos trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serb, në të kaluarën nga anëtarët që ishin pjesë e KGJK-së edhe më herët.

“Zotëri, edhe katër-pesë muaj e përfundon mandatin. Këtë duhet ta dini më së miri. Pse deri tash nuk e keni ngritur këtë çështje, por sot u bë problem nacional? Pse sot u bë interes nacional? Edhe katër muaj e përfundon mandatin dhe asnjëherë se ke ngritur zërin për këtë çështje. Pse sot është problem nacional, pse po të ngutët?”, tha anëtari, Artan Abazi.

“Kush e drejton mbledhjen, apo i drejtohemi njëri-tjetrit? Ju kisha lutur, kryesues, nuk e toleroj askënd të më drejtohet në këtë ton dhe në këtë mënyrë. Nëse ka dikush për të folur, ju drejtohet juve dhe unë e dëgjoj. Nuk është as korrekte dhe as profesionale”, u shpreh anëtari i KGJK-së, Fahret Velliaj.

Shtyrja e disa pikave të tjera, u bë shkak edhe i një diskutimi tjetër të ashpër, e që për këtë bojkotuan mbledhjen tre anëtarë të KGJK-së, duke pamundësuar vazhdimin e saj.

Të nxitur nga Lista Serbe, në nëntor të vitit 2022, gjyqtarë, prokurorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovë e punonjës të institucioneve të tjera nga radhët e komunitetit serb, kishin dhënë dorëheqje, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Qeverisë së Kosovë, që kishte hequr nga përdorimi targat serbe, për t’i zëvendësuar ato me targa të Kosovës.

 

source

You Might Also Like

KPK-ja ofron përkrahje të plotë institucionale për Kryeprokurorin e Shtetit
Kryeziu: Dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë kanë qenë politike, KGJK duhet të veprojë si KPK-ja
Arroganca që po e mban peng shtetin
Paunoviq s’ndalet: Jo vetëm që nuk kërkon falje, por e rikonfirmon deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Trump dhe Netanyahu takohen në Washington javën e ardhshme
Lajme

Trump dhe Netanyahu takohen në Washington javën e ardhshme

July 24, 2026
Më 6 gusht seanca për konstituim të Kuvendit, Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve
Lajme

Më 6 gusht seanca për konstituim të Kuvendit, Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve

July 24, 2026
Lejeqëndrime në këmbim të parave, si funksiononte skema e zyrtarëve të arrestuar të MPB-së?
Lajme

Lejeqëndrime në këmbim të parave, si funksiononte skema e zyrtarëve të arrestuar të MPB-së?

July 24, 2026
Dorëheqjet e serbëve, KPK-së nuk i bën përshtypje reagimi i BE-së, do të hapë konkurs të ri
Lajme

Dorëheqjet e serbëve, KPK-së nuk i bën përshtypje reagimi i BE-së, do të hapë konkurs të ri

July 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?