By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
TOP Momenti

Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

Momenti
Published: June 4, 2026




Foto: Laura Hasani





Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, harmonizimi me politikat e Bashkimit Evropian dhe vazhdimi i reformave mbeten ndër kushtet kryesore për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Your browser does not support the video tag.


Këto ishin mesazhet kryesore të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Your browser does not support the video tag.


Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi në Beograd se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Serbisë, por se përparimi drejt anëtarësimit kërkon reforma konkrete, bashkëpunim rajonal dhe ndërtimin e besimit.


Në konferencën e përbashkët për media me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se Serbia duhet të vazhdojë përparimin në tri fusha kyçe: normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, harmonizimin me politikat dhe vlerat e BE-së dhe zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe procesin zgjedhor.


“Së pari, kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, janë kyçe në këtë drejtim. Së dyti, harmonizimi me politikat dhe vlerat e BE-së, veçanërisht me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.”


Costa tha gjithashtu se BE-ja pret përshpejtimin e reformave në drejtësi, lirinë e medias dhe legjislacionin zgjedhor, përfshirë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it. Në delegacionin evropian ishte edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sørensen, duke konfirmuar rëndësinë që Brukseli i kushton procesit të dialogut.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të reformave të kërkuara në procesin e integrimit.


“Nga reformat në drejtësi deri te çështja e Organit Rregullator për Mediat Elektronike, ne po vazhdojmë punën për përmbushjen e obligimeve tona. Do të miratojmë edhe dy ligje të tjera që kanë të bëjnë me financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe me luftën kundër korrupsionit.”


Pas vizitës në Beograd, Costa udhëton për në Tivat për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, ku merr pjesë edhe Vuçiq. Pjesëmarrja e tij vjen në një moment tensionesh mes Beogradit dhe Podgoricës, pasi policia malazeze ndaloi në aeroportin e Tivatit dhe më pas ktheu në Serbi një grup prej rreth 90 shtetasish serbë, për të cilët dyshon se kanë të kaluar kriminale dhe se kishin ardhur për të organizuar pritjen e presidentit serb.


Rasti ka shkaktuar reagime në Serbi, ku opozita e cilëson atë si një skandal për të cilin përgjegjësinë e mban pushteti. /rtk


source

You Might Also Like

Ragip Xhaka me fjalë të mëdha për Remzi Ejupin: Do të jesh gjithmonë mik i familjes sonë, na ke qëndruar pranë edhe në kohëra të vështira, Zoti të bekoftë
Rizvanolli e Karakaç diskutojnë projektin e termocentralit të Vlorës me gaz të lëngëzuar nga SHBA-ja
Ballkani luan pa gola ndaj Connahs Q
Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Përdorimet e birrës që nuk i keni ditur
TOP Momenti

Përdorimet e birrës që nuk i keni ditur

July 9, 2026
Taylor Swift e pandalshme, nominohet për Emmy
TOP Momenti

Taylor Swift e pandalshme, nominohet për Emmy

July 8, 2026
Sekuestrohen armë e fishekë në Leposaviq, Policia gjen edhe flamuj me mbishkrime nacionaliste
TOP Momenti

Sekuestrohen armë e fishekë në Leposaviq, Policia gjen edhe flamuj me mbishkrime nacionaliste

July 8, 2026
Amerikanët sërish sulmojnë Iranin
TOP Momenti

Amerikanët sërish sulmojnë Iranin

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?