By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin e trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve 2026” të nëntin me radhë, regjistrohu online për trajnimin e parë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin e trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve 2026” të nëntin me radhë, regjistrohu online për trajnimin e parë
Lajme

Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin e trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve 2026” të nëntin me radhë, regjistrohu online për trajnimin e parë

Momenti
Published: May 28, 2026

Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK kanë vazhduar bashkëpunimin për një tjetër edicion të programit për të rinjtë e Kosovës “Youth Empowered Program 2026”, i cili synon të shtrihet edhe në qytete ku deri më tani nuk ka qenë i pranishëm, me tema të reja dhe ligjërues me përvojë në fushën e fuqive të buta dhe zhvillimit në karrierë.

Trajnimi i parë njëditor me tre module do të mbahet këtë të shtunë, më 30 maj, nga ora 17:00 në ICK dhe është pa pagesë. Të gjithë të rinjtë e Kosovës nga mosha 18-30 vjeç mund të aplikojnë, ndërsa temat e trajnimit do të fokusohen në ndërmarrësi me ligjërues Armend Ukshini, komunikim & fuqi të buta nga Linda Baleta dhe AI Career Toolkit nga Valmir Hazeri.

Your browser does not support the video tag.

Ky bashkëpunim është i nënti me radhë në këtë format, duke tejkaluar shifrën prej mbi 7 mijë të rinjve nga Kosova që kanë ndjekur deri më tani trajnime të ndryshme në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Suharekë, Podujevë, si dhe online gjatë kohës së pandemisë.

Coca-Cola HBC Kosova është shprehur e lumtur për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nisjen e edicionit të ri këtë javë. Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje Rregullative dhe Publike në Coca-Cola HBC Kosova, është shprehur besimplotë për suksesin e radhës, sikurse në edicionet e kaluara, duke theksuar se Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të jetë afër të rinjve për t’i ndihmuar ata të orientohen më lehtë në tregun e punës.

“Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të jetë afër të rinjve të Kosovës. Qëllimi i vetëm i këtij programi është të ofrojë tema trajnimi me qëllim të asistimit të tyre për tregun e punës, pajisjes me trendet më të fundit të dijes, si AI, si dhe krijimit të mundësive për rrjetëzim mes tyre. Jemi shumë të lumtur që ish-pjesëmarrës falë këtyre trajnimeve kanë gjetur vende pune dhe mbi të gjitha, programi shtrihet në çdo pjesë të Kosovës dhe është falas,” ka thënë Ujkani.

Shpend Lila, Menaxher i Projekteve në ICK, ka thënë se ky bashkëpunim i gjatë dhe përmbajtësor me Coca-Cola HBC Kosova po vazhdon të sjellë rezultate të prekshme.

“Nga viti në vit programi po forcohet, temat po përditësohen, ashtu sikurse edhe ligjëruesit, dhe mbi të gjitha numri i të rinjve të interesuar po rritet, gjë që na bën shumë të lumtur për këtë bashkëpunim unik me Coca-Cola HBC Kosova,” ka thënë Lila.

Programi “Fuqizimi i të Rinjve 2026” do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2026 me module të dedikuara trajnimi në komunat e përzgjedhura dhe synon të arrijë numrin prej 800 pjesëmarrësve. Të gjithë të rinjtë e interesuar inkurajohen të ndjekin kanalet zyrtare të ICK dhe Coca-Cola HBC Kosova për informata rreth regjistrimit dhe njoftimeve të reja për trajnimet.

📍 Për më shumë informata dhe për t’u regjistruar për modulin e parë, ju lutem vizitoni:
https://www.coca-colaperkrahrinine.com

The post Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin e trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve 2026” të nëntin me radhë, regjistrohu online për trajnimin e parë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bill Clinton sot feston 80-vjetorin, kjo ishte jeta e vështirë e tij
Deliu-Kodra: Nuk mund të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të diçkaje që ekziston
Emri i tij u përfol për president, vjen reagimi i familjes së Ilaz Ramajlit
Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret seanca për Kuvendin?
Serbia vazhdon distancimin nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

LEXO GJITHASHTU

Moti në Shqipëri, kthjellët dhe alternime vranësirash
Moti në Shqipëri, kthjellët dhe alternime vranësirash
TOP Momenti
Sot mot me diell dhe pjesërisht vranët
Sot mot me diell dhe pjesërisht vranët
TOP Momenti
Disa ton material bërthamor u gjetën në Siri
Disa ton material bërthamor u gjetën në Siri
Lajme
Tensionet mes Francës dhe Iranit përshkallëzohen, Parisi dëbon dy diplomatë iranianë
Tensionet mes Francës dhe Iranit përshkallëzohen, Parisi dëbon dy diplomatë iranianë
Lajme
Nga faqet anonime te mediat ruse: Kush i përhap narrativët e Kremlinit në Serbi?
Nga faqet anonime te mediat ruse: Kush i përhap narrativët e Kremlinit në Serbi?
Lajme

You Might Also Like

Tahiri: Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë
Lajme

Tahiri: Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë

August 19, 2026
Takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin: Pa emra konkretë, por dakordim për hapin e radhës
Lajme

Takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin: Pa emra konkretë, por dakordim për hapin e radhës

August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë e Kinës
Lajme

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë e Kinës

August 19, 2026
Gashi ironizon pas takimit të djeshëm Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi
Lajme

Gashi ironizon pas takimit të djeshëm Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?