Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 1.90 euro për litër në disa pika të shitjes, raporton Indeksonline.
Kjo është një nga çmimet më të larta të regjistruara së fundmi në tregun vendor, duke rënduar edhe më tej shpenzimet e qytetarëve dhe bizneseve.
Rritja e çmimit të derivateve pritet të reflektohet edhe në koston e transportit dhe të shërbimeve, ndërsa qytetarët po përballen me çmime gjithnjë e më të larta në pompat e derivateve.

The post Çmim rekord i naftës në Kosovë, arrin në 1.90 euro për litër appeared first on Gazeta Express.

