By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çfarë kërkon Kosova nga Gjermania?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çfarë kërkon Kosova nga Gjermania?
Lajme

Çfarë kërkon Kosova nga Gjermania?

Momenti
Published: September 25, 2026

Për herë të parë, kryenegociatori Jeton Zulfaj ftohet në Komisionin për Çështjet e BE-së në Bundestag. Çfarë kërkon Kosova nga Berlini? CDU/CSU mbështet anëtarësimin, por kërkon reforma.

Në takimin e zhvilluar të mërkurën, më 23 shtator, në Bundestagun Gjerman, kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj. kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për të çuar përpara aplikimin e Kosovës, i cili prej dhjetorit 2022 mbetet pa u shqyrtuar nga Komisioni Evropian.

Në një intervistë për DW, Zulfaj shpjegoi se Kosova pret që Gjermania të përdorë peshën e saj politike brenda BE-së për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit. “Gjermania është shtet themelues i Bashkimit Europian dhe në një pozitë që të shtyjë përpara aplikimin tonë, duke na ndihmuar në mënyrë aktive e proaktive”, tha Zulfaj.

Çfarë kërkon Kosova nga Gjermania?

Vizita e Zulfajt në Berlin vjen në prag të paketës së zgjerimit të BE-së, e cila pritet të publikohet këtë vjeshtë. Kosova synon që gjatë diskutimeve të ardhshme në Këshillin e BE-së të merret vendimi për nisjen e shqyrtimit të aplikimit të saj. “Duam që Këshilli t’i kërkojë Komisionit që të procedojë aplikacionin tonë”, tha Zulfaj për DW. 

Ky është një nga hapat e parë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. Komisioni Evropian duhet të vlerësojë nëse Kosova i përmbush kriteret e anëtarësimit dhe të paraqesë opinionin e tij. Vendimi për dhënien e statusit kandidat u takon shteteve anëtare të BE-së.

Zulfaj argumenton se Kosova ka bërë përparime në përmbushjen e standardeve evropiane. Sipas tij, në tregues si sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave, zhvillimi ekonomik dhe liria e shprehjes, Kosova renditet ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor. “Tani detyra është e Bashkimit Europian. Janë 27 shtete të cilat duhet të pajtohen për ne që të ecim përpara dhe Gjermania sigurisht që ka peshën e saj të madhe”, tha Zulfaj.

CDU/CSU mbështet anëtarësimin, por kërkon reforma

Grupi parlamentar CDU/CSU në Bundestag mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE, por kërkon nga qeveria në Prishtinë më shumë përkushtim ndaj reformave.

“Grupi parlamentar CDU/CSU do të vazhdojë ta mbështesë aspiratën e qytetarëve të Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Por për anëtarësimin në BE rëndësi kanë përparimi në reforma dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit. Tani i takon qeverisë së Kosovës të tregojë më shumë përkushtim ndaj reformave dhe të përmbushë kriteret e kërkuara”,  deklaroi deputeti kristiandemokrat Tilman Kuban për DW.

Ai shtoi se CDU/CSU do t’i shqyrtojë me kujdes raportet e progresit që priten në javët e ardhshme dhe do t’i bazojë vendimet e tij në rezultatet e tyre. 

Kosova, e fundit në Ballkanin Perëndimor pa statusin kandidat

Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022. Po atë ditë, Bashkimi Evropian i dha Bosnjës dhe Hercegovinës statusin e vendit kandidat. Në mars 2024, Këshilli Evropian vendosi edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me këtë vend. Gati katër vjet pas dorëzimit të aplikimit, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Një pengesë në rrugën e Kosovës drejt BE-së mbetet mosnjohja e pavarësisë së saj nga pesë shtete anëtare: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja. Parlamenti Evropian u ka kërkuar këtyre vendeve ta njohin Kosovën, në mënyrë që ajo të mund të përparojë në procesin e anëtarësimit njësoj si vendet e tjera kandidate.

DW e pyeti qeverinë gjermane nëse do të angazhohej në Këshill për të mbështetur kërkesën e Kosovës. Deri në momentin e publikimit të artikullit, DW nuk ka marrë përgjigje. 

The post Çfarë kërkon Kosova nga Gjermania? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

LEXO GJITHASHTU

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti

You Might Also Like

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Lajme

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

September 27, 2026
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Lajme

Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

September 27, 2026
Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal
Lajme

Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal

September 27, 2026
Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat
Lajme

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?