Gazetari Berat Buzhala, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai është pyetur për etiketat e renda që i drejtoi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në drejtim të Buzhalës.
Buzhala tha se në zgjedhjet e fundit, në emër të Lumir Abdixhikut i ka ardhur një diplomat i huaj i rëndësishëm duke i kërkuar që “mos ta kritikojë Abdixhikun gjatë kësaj fushate”.
“Gjatë zgjedhjeve ma kanë dërguar një diplomat të huaj të rëndësishëm, më ka ardhur në emër të tij me më thënë mos e ngucni në këto zgjedhje. Berat Rukiqi mundet me ditë kush është ai diplomat”, tha ai. /Gazeta Express
The post Buzhala: Një diplomat i huaj i rëndësishëm më erdhi kërkesë për Abdixhikun ” a ka mundësi mos me ngucë Lumirin në fushatë” appeared first on Gazeta Express.

