Vëllaznimi shkarkon Jonçevskin, emëron trajnerin e ri

Vëllaznimi shkarkon Jonçevskin, emëron trajnerin e ri

Vëllaznimi shkarkon Jonçevskin, emëron trajnerin e ri

Vëllaznimi i Gjakovës ka ndarë rrugët me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski.

Sponsor 3M Express

Klubi gjakovar ka njoftuar të mërkurën se bashkëpunimi me trajnerin është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Në njoftimin e publikuar, Vëllaznimi e ka falënderuar Jonçevskin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Jonçevski ishte emëruar në krye të skuadrës më 10 gusht, por aventura e tij në Gjakovë ka përfunduar pas një fillimi jo të mirë të sezonit.

Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se drejtimin e skuadrës do ta marrë Nikola Bozinovski, i cili do të ketë detyrën për ta nxjerrë Vëllaznimin nga situata e vështirë.

Skuadra gjakovare nuk po kalon një edicion të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara ka regjistruar vetëm dy fitore dhe tetë humbje.

Me 12 pikë të grumbulluara, Vëllaznimi renditet në pozitën e parafundit në tabelë./Telegrafi/

Lexo edhe

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

“Cilësia e dobët, u bë pa konsultim…” – prindërit kundërshtojnë vendimin e MAShTI-t për kthimin e librave shkollorë

“Cilësia e dobët, u bë pa konsultim…” – prindërit kundërshtojnë vendimin e MAShTI-t për kthimin e librave shkollorë

​Goditja e laboratorit të kokainës në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK kërkon 122 vite burg për 10 të akuzuarit e grupit

​Goditja e laboratorit të kokainës në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK kërkon 122 vite burg për 10 të akuzuarit e grupit