Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, aktivitet i organizuar nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Sponsor 3M Express

Gjini e ka cilësuar këtë veprim si fyerje të rëndë ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar llogari dhe sqarim zyrtar nga Brukseli për atë që ai e ka quajtur lëshim të papranueshëm.

“Brukseli duhet të japë sqarim për këtë lëshim”, ka theksuar kreu i Aleancës.

Kritika ndaj BE-së dhe akuzat për amatorizëm ndaj Qeverisë së Kosovës

Sipas Gjinit, Bashkimi Evropian përmes kësaj ngjarjeje ka treguar se nuk po e merr seriozisht Kosovën, por ai ka adresuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë edhe te Qeveria e Kosovës.

Ai vlerësoi se diplomacia e dështuar, raportet e dëmtuara me aleatët ndërkombëtarë dhe mungesa e Kosovës në tavolinat kryesore vendimmarrëse kanë krijuar terren të përshtatshëm për provokime të tilla në skenën evropiane.

Kërkesa për reagim urgjent institucional

Gjini ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet e Kosovës në rrugë zyrtare, duke paralajmëruar se papërgjegjësia në udhëheqjen e shtetit po sjell pasoja të rënda për vendin.

“Kur udhëheqja jonë e trajton shtetin me amatorizëm, çmimin e paguan krejt Kosova”, ka përfunduar Gjini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Xhamat e veturës mjegullohen nga të ftohtët? Një përbërës që e keni në kuzhinë mund t’ju ndihmojë

Xhamat e veturës mjegullohen nga të ftohtët? Një përbërës që e keni në kuzhinë mund t’ju ndihmojë

Sa dhëmbë keni? Studimi me mbi 47 mijë persona zbulon lidhjen shqetësuese me demencën

Sa dhëmbë keni? Studimi me mbi 47 mijë persona zbulon lidhjen shqetësuese me demencën

“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”

“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”