“Si mund të luash volejboll kur nëna jote mban shami?”, ylli turk me prejardhje boshnjake rrëfen paragjykimet me të cilat është përballur

Një nga volejbollistet më të njohura turke dhe ndër më të mirat në botë, Zehra Gunes, ka folur për paragjykimet dhe komentet e papërshtatshme me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë në emisionin “Masa Alakart”, kapitenia e klubit VakifBank u ndal edhe te komentet që kishte marrë për shkak të mënyrës së veshjes së nënës së saj, e cila është me prejardhje nga Bosnja dhe mban shami.

Ajo tregoi se disa persona madje kishin vënë në pikëpyetje përfshirjen e saj në sport, duke i thënë: “Si mund të luash volejboll kur nëna jote mban shami?”.

Gunes theksoi se komentet për të personalisht mund t’i përballojë, por kur bëhet fjalë për familjen, situata është krejt ndryshe.

Ajo shtoi se njerëzit duhet të dinë kufijtë e komenteve të tyre.

Volejbollistja foli edhe për lajmet e pavërteta rreth jetës së saj private, përfshirë pretendimet se ishte fejuar, martuar apo divorcuar, pa pasur asnjë bazë për këto histori.

Ndër rrëfimet më shqetësuese ishte edhe ai për një periudhë kur ishte përballur me kërcënime dhe përndjekje, duke pranuar se kishte pasur momente kur ishte ndier shumë e frikësuar.

Për këtë arsye, sipas saj, ishte dashur të ndërhynin edhe klubi dhe federata e volejbollit.

Zehra, e gjatë 197 centimetra, është një nga emrat më të spikatur të volejbollit turk.

Ajo ka kaluar gjithë karrierën e saj te VakifBank i Stambollit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian të vitit 2023 me Turqinë.

Popullariteti i saj u rrit edhe më shumë pas Lojërave Olimpike në Tokio, ndërsa veçanërisht shumë ndjekës fitoi në Korenë e Jugut, ku shpesh merrte edhe propozime për martesë nga admiruesit e saj.

Prejardhja boshnjake e nënës së saj është një tjetër detaj që e lidh volejbollisten me rajonin tonë, ndërsa rrëfimi i saj ka rikthyer në vëmendje paragjykimet me të cilat përballen sportistet edhe përtej fushës së lojës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

Çfarë dihet deri më tani për lidhjen e Jensen Huangut me një grua të dyshuar si spiune kineze

Çfarë dihet deri më tani për lidhjen e Jensen Huangut me një grua të dyshuar si spiune kineze