Lorent Tolaj në qendër të garës për të përfaqësuar Kosovën, Shqipërinë apo Zvicrën

Lorent Tolaj në qendër të garës për të përfaqësuar Kosovën, Shqipërinë apo Zvicrën

Lorent Tolaj në qendër të garës për të përfaqësuar Kosovën, Shqipërinë apo Zvicrën

Sulmuesi i Bristol Cityt, Lorent Tolaj, është në qendër të një gare mes tri shteteve për ta bindur që në të ardhmen të përfaqësojë njërën prej tyre në futbollin ndërkombëtar, bëjnë të ditur burime për mediumin “Football Insider”.

Sponsor 3M Express

Kosova, Shqipëria dhe Zvicra po bëjnë përpjekje për ta bindur 25-vjeçarin që të zgjedhë njërin prej këtyre shteteve, para pushimit të ardhshëm të ndeshjeve ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Tolaj, i cili ka lindur në Zvicër, ka përfaqësuar këtë shtet nga grupmosha U-17 deri te U-19. Megjithatë, për shkak të prejardhjes së prindërve të tij, ai ka të drejtë të luajë edhe për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ish-sulmuesi i Brightonit ka pasur një fillim të mirë te Bristol City në Championship të Britanisë së Madhe, pas transferimit nga Plymouth Argyle, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim në 10 ndeshje të Championshipit. Megjithatë, janë paraqitjet e tij në përgjithësi ato që kanë bindur përfaqësuesit e tri shteteve për interesimin ndaj tij.

Kosova, Shqipëria dhe Zvicra synojnë ta përfshijnë Tolajn në ekipet e tyre të para dhe të sigurojnë përfaqësimin e tij afatgjatë, duke shmangur mundësinë që ai të zgjedhë njërin prej rivalëve.

Pse ka kaq shumë interesim për Lorent Tolajn?

Interesimi për sulmuesin 25-vjeçar lidhet me paraqitjet e tij në nivel klubesh gjatë 12 muajve të fundit, të cilat kanë rritur ndjeshëm vlerësimin për të.

Tolaj iu bashkua Bristol Cityt gjatë verës dhe ka treguar paraqitje edhe më të mira në Championship, pavarësisht rezultateve të luhatshme të skuadrës së tij në fillim të sezonit.

Paraqitjet e tij të mëhershme me përfaqësueset e grupmoshave të Zvicrës e kanë bërë prej kohësh objektiv të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat besojnë se mund ta bindin të luajë për njërën prej vendeve të prejardhjes së tij.

Në vitin 2019, gjatë kohës sa ishte pjesë e përfaqësueses U-19 të Zvicrës, Tolaj shënoi tetë gola në fitoren 16:1 ndaj Gjibraltarit. Me këtë rast, ai vendosi rekord për numrin më të madh të golave të shënuar nga një futbollist në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian U-19.

Tolaj është një sulmues fizikisht i fuqishëm, i cili jo vetëm që di të shënojë gola, por edhe të përfshijë bashkëlojtarët në aksionet sulmuese. Pikërisht këto cilësi vlerësohen si të rëndësishme edhe për paraqitjet në nivel të përfaqësueseve.

Interesimi për të nuk kufizohet vetëm në nivel ndërkombëtar, pasi edhe në futbollin e klubeve ai ishte objekt i një gare për transferimin e tij, para se të vendoste t’i bashkohej Bristol Cityt.

Sipas “Football Insider”, për sulmuesin kishin shprehur interesim edhe Millwall dhe Derby County, ndërsa gjigantët skocezë Rangers dhe Celtic kishin shqyrtuar mundësinë për ta transferuar në Skoci.

Megjithatë, Tolaj vendosi t’i refuzojë ofertat dhe interesimet e tjera për t’iu bashkuar projektit ambicioz të Bristol Cityt, ku ka pasur një fillim të mirë.

Edhe pse deri më tani nuk ka shënuar shumë gola këtë sezon, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në fazën ofensive, duke kontribuar në lojën e skuadrës dhe duke ndihmuar bashkëlojtarët. Për këtë arsye, ka marrë vlerësime pozitive.

Nëse vazhdon me paraqitje të tilla, apo arrin t’i përmirësojë ato te Bristol City, pritet të shtohen edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Varreza masive në Zubin Potok, identifikohen edhe tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Varreza masive në Zubin Potok, identifikohen edhe tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Samsung sjell funksionin e avancuar për zbulimin e apnesë së gjumit edhe në Galaxy Ring dhe Watch9

Samsung sjell funksionin e avancuar për zbulimin e apnesë së gjumit edhe në Galaxy Ring dhe Watch9

Lorent Tolaj në qendër të garës për të përfaqësuar Kosovën, Shqipërinë apo Zvicrën | Momenti