Një grabitje e armatosur e një banke në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka përfunduar me marrjen e rreth 60 mijë eurove, ndërsa i dyshuari për këtë vepër është 50-vjeçari Robert Duka nga Vlora.

Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur Duka dyshohet se hyri në ambientet e bankës i maskuar, i veshur me rroba të errëta dhe i armatosur.
Fillimisht, ai kërcënoi punonjësin e sigurisë, ndërsa më pas iu drejtua arkëtares, së cilës, nën kërcënimin e armës, i kërkoi t’i dorëzonte paratë.
Pasi mori rreth 60 mijë euro, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me një monopatinë elektrike, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë arratisjeje.
Pas grabitjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili arriti të largohej pa u kapur në vendngjarje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




