By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
TOP Momenti

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Momenti
Published: August 2, 2026

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.

Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo pretendon se nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën e tij.

Your browser does not support the video tag.

“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe të cilat janë treguese në masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë, por po ashtu në Bosnje dhe Kroaci. Prandaj çdo zbulim i një varreze të re e hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë, e cila kurrë nuk është përballur me këtë çështje. Kjo përkundër faktit që Tribunali i Hagës për Jugosllavinë i dënoi krerët ushtarak e politik të Serbisë, pikërisht për shkak të krimeve në Kosovë”.

“Për fat të keq gjykata për krime lufte në Serbi nuk e vazhdoi ti gjykoj ata që kishin pozitë më të ulët sepse për këtë ishte themeluar. Dhe kështu kjo gjykatë pushoi së punuari dhe që të merret me efikasitet ndaj njerëzve të ndryshëm që kanë kryer krime. Siç është rasti me Brigadën e Motorizuar 37 të cilën e kishte udhëhequr Lubisha Dikoviq, që më vonë u promovua në Shef të Shtabit të Përgjithshëm”, deklaroi ajo.

Biserko ka folur edhe për rastin e një personi nga Istogu, i cili sipas saj ka treguar vendndodhjen e një varri në Zubin Potok dhe më pas është arrestuar nga BIA.

“Kjo ndodhi edhe pse Fondi për të Drejtën Humanitare këtu ngriti padi penale ndaj tij me shumë të dhëna dhe referenca që tregojnë për përgjegjësinë e Dikoviqit për shumë krime lufte të kryera në Kosovë. E dini si është puna këtu te ne, interpretimi zyrtar i asaj që ndodhi në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, pra në gjithë procesin e rënies së Jugosllavisë është se këtu thuhet se “Serbia e serbët janë viktima më e mëdhat”. Kjo është një far teze që gjerësisht është pranuar e promovuar jo vetëm nga elitat politike, por edhe nga ato kulturore, fetare e të tjera”.

Ajo ka krahasuar këtë me rastin në Bosnje, ku një dëshmitar serb kishte treguar për një varrezë masive me rreth 1 mijë viktima në Tomashicë.

“Kështu që ky është një qëndrim i vendosur i shumicës së qytetarëve, në vend se të merren me përgjegjësinë e shtetit serb rreth asaj që ka ndodhur në Kosovë. Në këtë kuptim, secili që dëshmon për përgjegjësinë e Serbisë në këtë rast, kalon nëpër vështirësi të mëdha. Në rastin e presonit të arrestuar nga BIA, e që është nga Istogu, bëhet fjalë për një burrë që ka treguar se ku ndodhet varri në Zubin Potok. E kemi rastin në Bosnjë kur një serb ka treguar për vendndodhjen e një varreze masive me 1000 viktima në Tomashicë”.

Biserko ka rikujtuar se gjatë luftës në Kosovë, sipas saj, mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u larguan drejt vendeve fqinje, ndërsa shumë prej tyre u përballën edhe me shkatërrimin e dokumenteve personale.

“Kështu që personat e tillë më vonë janë përballur me maltretime, ngacmime e gjëra të tilla. Është shumë e guximshme nëse ky person e ka zbuluar këtë varrezë. Sepse sa më shumë që koha kalon njerëzit nuk mund ta mbajnë barrën kur kanë njohuri për këto ngjarje, dhe herë do kur, ata flasin për këtë histori. Pushteti aktual në Serbi ka qenë pjesë e atij pushtetit që ka kryer krime në Kosovë, pra ata janë pjesë e atij projekti. Të ju kujtoj që rishtazi një ministre e qeverisë në Beograd, anëtare e partisë SPS , deklaroi se po të ishte ajo në vend të Millosheviqit, do ta spastronte Kosovën nga shqiptarët”.

“Prandaj është fakt që Millosheviqi edhe ka tentuar ta jetësoj këtë spastrim etnik, duke i përndjekur nga Kosova, mbi 800.000 shqiptarë të cilët shkuan në Mal të Zi, Shqipëri, e Maqedoni. Shumicës së këtyre njerëzve u janë shkatërruar dokumentet personale në mënyrë që të mos kenë dëshmi kur ata do të ktheheshin në Kosovë. Pa intervenimin e NATO-s këta njerëz zor se do të ktheheshin”.

Sipas saj, është e vështirë të pritet që të pranohet hapja e arkivave ushtarake, pasi ato mund të zbardhin përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë dhe siç u shpreh, në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë.

“Një gjë duhet pasur parasysh krimet e luftës në Kosovë, nuk i kanë kryer vetëm formacionet para ushtarake, por edhe ushtria ka qenë direkt pjesëmarrëse në këto krime. Në këtë kuptim hapja e arkivave ushtarake, në fakt vije te përgjegjësia e ushtrisë së Jugosllavisë. Vështirë se ata do t’i përgjigjen kërkesës së Prishtinës për të hapur arkivat e tyre. Sepse nëse hapen arkivat atëherë do të jetë lehtë identifikohen ata që ishin pjesë e krimeve në Kosovë dhe në pjesë të madhe në Kroaci”, deklaroi Biserko.

You Might Also Like

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës
Gërmimet në Zubin Potok, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive
Rita Ora në koncertin në Ohër: Jam shumë krenare që jam nga Kosova, që jam shqiptare
​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Juventusi e zyrtarizon transferimin e Kolo Muanit
TOP Momenti

Juventusi e zyrtarizon transferimin e Kolo Muanit

August 2, 2026
​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius
TOP Momenti

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

August 2, 2026
Aktorja e famshme turke e pranishme në Kosovë për Sunny Hill Festival
TOP Momenti

Aktorja e famshme turke e pranishme në Kosovë për Sunny Hill Festival

August 2, 2026
Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive
TOP Momenti

Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive

August 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?