By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë
TOP Momenti

Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë

Momenti
Published: July 23, 2026

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i aksidentit fatal të ndodhur një ditë më parë në Unazën Lindore të kryeqytetit, ku humbën jetën dy punëtorë egjiptianë të kompanisë Alba Beton, të cilët ishin duke lëvizur me një kamion, në të cilin ishte instaluar një pompë për hedhjen e betonit.

Skema është e njëjtë me aksidentin e 2023. Mjeti hyn me shpejtësi në rreth. Këtu nuk ka frenime. Përplaset me mjetin e 28-vjeçarit, me barrierat e rrethit dhe përfundon në nivelin e poshtëm, ku nga përplasja shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri një orë më vonë në spital.

Your browser does not support the video tag.

Viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti para rreth një muaji, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare. Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist, raporton Tch.

Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Tiranë, momenti kur betonierja përplaset me barrierat dhe bie poshtë

Do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave, por edhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbuluar se çfarë e ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin kur mjeti futet në rreth.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që grupi hetimor ka sekuestruar, shihet se si kamioni merr para mjetin e 28-vjeçarit Roland Nuri dhe barrierat e rrethit, duke përfunduar në nivelin e poshtëm, ku fati ka ruajtur qytetarë të tjerë që kanë qenë duke lëvizur drejt Elbasanit në kohën e aksidentit.

Top Channel mëson se i plagosuri në këtë aksident, që ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij Audi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë lëndime të lehta, pavarësisht se mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

You Might Also Like

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë
Lamine Yamal flet për dështimin e Barcelonës në transferimin e Julian Alvarezit
Në Shqipëri, 4 vatra aktive zjarri, 11 të shuar, angazhohen edhe dy helikopterë
Zhvillimet në LDK, Kurti: Kjo është rrethanë e re, duhet të takohem sërish me Abdixhikun
Jonathan David kalon te Atletico Madrid

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Seancën e thërret Dehari, ata që po nxitojnë për konstituim të Kuvendit duan zgjedhje
Kurti: Seancën e thërret Dehari, ata që po nxitojnë për konstituim të Kuvendit duan zgjedhje
TOP Momenti
Kurti për Aleancën: S’ka kurrfarë kuptimi të vësh kushte e të refuzosh takimin
Kurti për Aleancën: S’ka kurrfarë kuptimi të vësh kushte e të refuzosh takimin
TOP Momenti
Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
TOP Momenti
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
TOP Momenti
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
TOP Momenti

You Might Also Like

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
TOP Momenti

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

September 2, 2026
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara
TOP Momenti

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

September 2, 2026
6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
TOP Momenti

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

September 2, 2026
“Info Nata”- 01.09.2026
TOP Momenti

“Info Nata”- 01.09.2026

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?