By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Beogradi nuk heq dorë nga propaganda: Familja e gjeneralit famëkeq serb të dënuar për krime në Kosovë padit NATO-n
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Beogradi nuk heq dorë nga propaganda: Familja e gjeneralit famëkeq serb të dënuar për krime në Kosovë padit NATO-n
TOP Momenti

Beogradi nuk heq dorë nga propaganda: Familja e gjeneralit famëkeq serb të dënuar për krime në Kosovë padit NATO-n

Momenti
Published: June 19, 2026

Marija Pavkoviq, vajza e gjeneralit famëkeq ser btë dënuar për krime në Kosovë Nebojsha Pavkoviq, ka konfirmuar se familja e saj do të dorëzojë sot një padi kundër NATO-s në Gjykatën e Dytë Themelore në Beograd.

Padia siç ka thënë ajo, do të jetë për vdekjen e babait të saj, të cilën e lidh me pasojat e ekspozimit ndaj uraniumit të varfëruar të përdorur gjatë bombardimeve të NATO-s kundër RF të Jugosllavisë në vitin 1999.

Your browser does not support the video tag.

Sipas saj, ideja për padinë kundër NATO-s erdhi nga avokati Aleksiq, derisa deklaroi se nuk ka pritshmëri të veçanta, por dëshiron të përpiqet të arrijë drejtësi.

“Avokati Srdan Aleksiq e ka përgatitur këtë çështje në mënyrë shumë të detajuar dhe padia ka 1.000 faqe. Ai do të paraqesë dhe bëjë gjithçka që është e mundur. Nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë”, ka thënë ajo sipas mediave serbe, transmeton KosovaPress.

Madje, Pavkoviq paralajmëroi se, nëse do të jetë e mundur, do të paraqesë padi edhe kundër Finlandës për siç pretendoi ajo, neglizhencë ndaj gjendjes shëndetësore të babait të saj dhe për trajtimin që ai mori gjatë vuajtjes së dënimit në atë vend, ku ishte transferuar pas dënimit nga Tribunali i Hagës.

“Derisa babai ishte gjallë, planifikonim të ngrinim padi kundër Finlandës për neglizhencën ndaj gjendjes së tij shëndetësore, për trajtimin dhe për gjithçka që nuk u bë për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm”, pretendoi ajo.Ajo akuzoi mjekët finlandezë për gjoja “neglishencë”.

“Për gjashtë muaj nuk i dhanë diagnozë, ndërsa e trajtonin vetëm me ilaçe kundër dhimbjeve. Praktikisht vepruan sikur prisnin që sëmundja të përparonte, gjë që në shekullin XXI është e papranueshme”, deklaroi ajo.

E, sipas saj, gjenerali famëkeq kishte dëshirë, sa ishte gjallë, të padiste edhe burgun finlandez dhe shtetin finlandez.

“Do ta mbështes padinë dhe do ta paraqes nëse avokati vlerëson se duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndërkaq, avokati Srdan Aleksiq ka njoftuar se padia e familjes Pavkoviq kundër NATO-s do të dorëzohet të premten në orën 13:00.

Ai ka deklaruar më herët se analizat laboratorike të kryera në një laborator të akredituar italian kanë konfirmuar praninë e uraniumit dhe disa metaleve toksike në inde të gjeneralit Pavkoviq, në përqendrime shumë të larta./KP/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu
Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne

LEXO GJITHASHTU

Familjarët e viktimave në Gllogjan të zhgënjyer nga Gjykata, kërkohet drejtësi
Familjarët e viktimave në Gllogjan të zhgënjyer nga Gjykata, kërkohet drejtësi
Lajme
Media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
Media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
Lajme
Hedhja e gazit lotsjellës, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës
Hedhja e gazit lotsjellës, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës
Lajme
Vuçiq i shkruan Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës
Vuçiq i shkruan Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës
Lajme
Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e sotme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë
Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e sotme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë
Lajme

You Might Also Like

KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti

KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut

August 26, 2026
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
TOP Momenti

Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton

August 26, 2026
Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
TOP Momenti

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë

August 26, 2026
Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni
TOP Momenti

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?